Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

A mund të sëmuren rëndë gratë shtatzëna që infektohen me Covid-19?

A mund të sëmuren rëndë gratë shtatzëna që

Një studim i kryer së fundmi ka dalë në përfundimin se gratë në pritje të ëmbël dhe që janë të shëndetshme, nuk mund të sëmuren rëndë me Covid-19.

Shumë nëna kishin frikë se do të ishin më të rrezikuara nga virusi, pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët gjatë shtatzënisë, por këto shqetësime i kanë hedhur poshtë studiuesit, shkruan “Daily Mail.

Studiuesit analizuan të dhënat e 2 milionë grave nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedia.

Gjatë studimit, ata zbuluan se gratë që nuk kishin probleme të rënda shëndetësore, nuk rrezikonin të prekeshin rëndë nga koronavirusi.

Por nga ana tjetër, gratë shtatzëna me probleme të mëparshme shëndetësore, të tilla si sëmundjet e mushkërive, të zemrës, të veshkave dhe diabeti, kishin më shumë të mundësi të përfundonin në spital.

A mund të sëmuren rëndë gratë shtatzëna që

Për këtë arsye, akademikët e “Kolegjit Mbretëror” në Londër, të cilët drejtuan studimin, thanë se këto gra duhet të monitorohen nga afër.

Gjithashtu shkencëtarët ende nuk kanë dalë në një përfundim të qartë nëse foshnjat mund të infektohen me virusin në bark, pavarësisht provave që sugjerojnë se është e mundur.

“Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve” thotë se çdo fëmijë që u diagnostikua me Covid-19 menjëherë pas lindjes, ishte ‘mirë’: “Duke pasur parasysh provat e tanishme, edhe nëse jeni prekur nga virusi, nuk është e mundur që ai të shkaktojë probleme në zhvillimin e foshnjës. Nuk ka prova që tregojnë se mund të abortoni nëse infektoheni nga koronavirusi gjatë shtatzënisë.”

Por për shkak se virusi ka vetëm tetë muaj që është shfaqur, ekspertët nuk janë të sigurt nëse foshnjat janë në rrezik apo jo.

Foshnjat mund të jenë në rrezik dhe mund të infektohen me koronavirus nga nëna e tyre gjatë shtatzënisë, kanë paralajmëruar shkencëtarët më parë, por nuk ka asnjë provë të qartë për këtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore