
A mund të infektohemi dy herë nga COVID? Studimi i ri në Angli, zbulon të dhënat e rëndësishme
Shumica e njerëzve që kanë patur Covid-19, janë të mbrojtur nga infektimi përsëri për të paktën pesë muaj, tregon një studim i udhëhequr nga Shëndetësia Publike në Angli.
Kush kishte kaluar njëherë infeksionin, kishte rreth 83% më pak rrezik të infektimit sërish me virus, krahasuar me ata që nuk kishin pasur kurrë Covid-19, zbuluan shkencëtarët.
Por ekspertët paralajmërojnë që disa njerëz infektohen sërish me Covid-19 dhe mund të infektojnë të tjerët.
Dhe zyrtarët theksojnë që njerëzit duhet të ndjekin rregullat e qëndrimit në shtëpi, pavarësisht nëse ata kanë qenë njëherë të infektuar.
Susan Hopkins, e cila drejtoi studimin, tha se rezultatet ishin inkurajuese, duke sugjeruar që imuniteti zgjati më shumë nga sa kishin frikë disa njerëz, por mbrojtja nuk ishte aspak absolute.
Ishte veçanërisht shqetësues fakti që disa persona u infektuan sërish, kishin nivele të larta të virusit e madje edhe pa simptoma dhe rrezikonin ta kalonin te të tjerët.
"Kjo do të thotë që edhe nëse besoni se tashmë keni pasur sëmundjen, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që do të zhvilloni infeksione të rënda, por ekziston ende një rrezik që të mund të merrni një infeksion dhe t'ia transmetoni të tjerëve", shtoi ajo.


Shpikësi i Novichok krijon ilaç të ri kundër koronavirusit
Historia e plotë >


Miliona njerëz po fshijnë WhatsApp-in, çfarë po ndodh me aplikacionin?
Historia e plotë >

Shpiku Novichok, shkencëtari rus krijon ilaç të ri kundër koronavirusit
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Rritje alarmante e infeksioneve të reja me COVID, 6 persona humbin jetën

Me maskë kudo?! Mjeku Koni: Masë e palogjikshme, ja arsyet pse qytetarët nuk do ta mbajnë

Testi super i shpejtë i Covid merr dritën jeshile në SHBA: Realizohet nga shtëpia
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

