Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Trajtimi natyral me qumësht blete për rininë e fytyrës

Trajtimi natyral me qumësht blete për rininë e fytyrës

Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit.

I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen.

Megjithatë jo vetëm për pjesën e brendshme, por edhe për shëndetin e bukurinë e jashtme ka gjetur vend më së miri.

Shumë prej produkteve antirrudhë që mund të jeni duke përdorur kanë nga një prekje të këtij qumështu në përbërje, por ju nga sot mund të përfitoni ndryshe prej tij.

Në mënyrë fare natyrale trajtimi me qumësht blete për çdo problem të lëkurës e sidomos fytyrës është më i lehtë nga sa mendoni.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju rendit arsyet përse duhet ta përdorni dhe një mënyrë krej natyrale përgatitje në shtëpi.

Përfitimet për lëkurën
Qumështi i bletës është një trajtim që vepron në shumë nivele për shëndetin e lëkurës tuaj.

Fare lehtë mund të luftojë shenjat e plakjes duke qenë se përmban vitaminat B,C dhe E si dhe amino acide yndyrore, minerale e antiokdidantë të cilët ushqejnë dhe qetësojnë lëkurë.

Ekspertët e rekomandojnë si një mënyrë të shëndetshme për ta mbajtur fytyrën gjithnjë të hidratuar e të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Në një studim të vitit 2017, studiuesit zbuluan se një prej përbërjeve në qumështin e bletës ishte përgjegjëse për shërimin e plagëve.

Megjithëse studimet në këtë fushë vazhojnë ende, ky produkt ka treguar se është eikas në qetësimin e lëkurës, lufton hiperpigmentimin dhe rrudhat.

Si ta përdorni
Si fillim pastroni mirë fytyrën nga tualeti apo papastërtitë dhe thajeni me kujdes.

Më pas merrni në duar pak qumësht blete dhe lyeni me lëvizje rrethore të gjithë fytyrën me një shtresë të hollë.

Lëreni në fytyrë për 45 minuta derisa të ngrijë dhe shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni.

Aplikojeni disa herë në javë ose çdo darkë për rezulate të shpejta

Kujdes, nëse jeni alergjikë nga ky produkt nuk duhet ta përdorni këtë trajtim./AgroWeb.org

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore