
A duhet të ketë frikë rajoni?! Vuçiç: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet e Bashkuara
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar të martën se brenda dy ditësh Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë.
Ai u tha gazetarëve në Abu Dabi se “shpreson” që pas pesë apo gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do t’u arrijnë Forcave të Armatosura serbe.
Pas një vizite në Panairin e Armëve dhe të Pajisjeve Ushtarake 2023, ai shtoi se në ditët në vijim pret përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, që, sipas tij, do ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Serbisë.
“Ne po përballemi me një periudhë sfiduese, dhe nga deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë. Për disa ditë, pres ndryshime të mëdha në fushëbetejë, dhe në veprime të mëtejshme politike ndaj Serbisë, nga perëndimi dhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, tha Vuçiç. Në një fjalim drejtuar kombit rus, më 21 shkurt, Putin akuzoi vendet perëndimore për nxitjen e luftës për shkatërrimin e Rusisë.
Po ashtu tha se Rusia kishte bërë gjithçka për të shmangur luftën, por se Ukraina, e mbështetur nga Perëndimi, po planifikonte të pushtonte Krimenë.Putin shtoi se Rusia dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, “mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë”./REL/





Greqia nuk gjen paqe/ Tjetër tërmet brenda pak orësh TRONDIT vendin
Historia e plotë >
E RËNDË/ Shpërthim në një fabrikë në Ankara, humbin jetën pesë persona
Historia e plotë >
Tërmeti i fortë shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Përplasen dy avionë, shkatërrohen krahët e një prej bishave fluturuese
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >