Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

A do të largohet paqësisht Donald Trump?

A do të largohet paqësisht Donald Trump?

Aktorja që dikur garoi për guvernatore të New York-ut, e ka politikën në gjak; është plot pasion për të drejtat e transgjinorëve, për “Jetët me ngjyrë vlejnë” dhe të ardhmen e të majtës. Ajo diskuton ngjitjen e Trumpit dhe përse është optimiste… 

E drejtoj nga Cynthia Nixon fokusin e aparatit tim. Qielli blu-gri është ngarkuar me një dramaticitet të zymtë, një erë deti i fryn e i lëshon flokët e saj në një kaos fotogjenik dhe ajo është, natyrisht, shumë e famshme e famshme - veçanërisht për ata prej nesh që kanë parë Sex and the City.

Efekti i përgjithshëm është ai i të parit një film, vetëm se në këtë rast, po flet direkt me ty. Cynthia mund të përmbledhë shumë gjëra në një fjali të vetme- histori, terrorizëm, dashuri, kancer - dhe është qartësisht politike deri “në palcë” :aspak e interesuar për gjërat që thjesht ndodhin (pandemitë dhe të tjera si këto), por i ka shumë në vëmendje sistemet, zgjedhjet dhe botëkuptimet. "Sa i përket skenës së përgjithshme politike në të gjithë vendin, është thjesht e tmerrshme.

Njerëzit vazhdojnë të shkruajnë gjithë këta artikuj mbi fundin e demokracisë dhe kjo të duket një mundësi reale kur ke një president i cili po përpiqet ta fundosë atë post”, thotë ajo.

54 vjecarja është relativisht një zbulim i kohëve të fundit si “avokate” e flaktë e skajit më të majtë të Partise Demokrate. Në 2018, i doli përballë Andrew Cuomos në betejën për guvernatorin e Neë York-ut, një garë të cilën tani konsideron se e kishte të humbur që në fillim.

“Isha me tre palë “halle”: isha femër, isha një femër homoseksuale dhe jam aktore, që këtu quhesh “peshë e lehtë”, shprehet ajo. Por, siç e thekson dhe vetë, puna e saj politike e parapriu sfidën guvernatoriale me shumë vite. Aktorja ka qenë prej kohësh mbrojtëse e ashpër e arsimit publik, e kjo ishte dhe mënyra sesi u njoh me bashkëshorten e saj, aktivisten e arsimit Christine Marinoni, me të cilën u lidh pas ndarjes nga partneri i mëparshëm, Danny Mozes, një mësues dhe ai.

Me të, pati dy fëmijë. Beteja fillestare e saj ishte të mbronte institucionet publike nga privatizimi. Nixon ishte mbështetëse e zëshme e Bernie Sanders në garën e lidershipit demokratik 2016 dhe ende mendon se ai kishte shanse më të mira  ndaj Donald Trump sesa Hillary Clinton.

"Ne patëm këtë grup të cudtishëm votuesish të lëkundur që votuan për Obamën, por edhe për Trumpin. Por mbase nuk ishte dhe aq e çuditshme. Këta njerëz janë të dëshpëruar për ndryshim, ata nuk e donin Hillary Clinton. Ata nuk donin vazhdimësinë, ” arsyeton ajo. Sidoqoftë, për cilindo në SHBA që nuk është në krahun republican, ka probleme më të mëdha sesa lufta me njëri-tjetrin: perspektiva që Trumpi të fitojë një mandat të dytë, apo edhe në rast se jo, pyetja nëse do ta transferojë paqësisht pushtetin."Lëvizjet e tij dashakëqija më frikësojnë; “ndihem e shqetësuar nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Mendoj se të gjithë ndihen të shqetësuar për votat me postë.  

A do të largohet ai në heshtje? Këtë nuk e di." Cynthia ndan gjithashtu një ankth që po hedh ngadalë rrënjë edhe mes demokratëve më optimistë; që pozicionimi absurd i Trumpit si kandidat i rendit dhe ligjit, në të vërtetë, mund të funksionojë.

"Rruga e vetme e Trump për të rizgjedhur është të pozicionojë veten si mbrojtës i njerëzve të bardhë, jetës së bardhë dhe epërsisë së bardhë. Se këtë nënkupton të thuash: kjo është një alternativë, dhe e vetmja alternative tjetër është kaosi, plaçkitja dhe fundi i periferive.

Fakti është që qytetet e mëdha pothuajse gjithmonë votojnë demokratë, veçanërisht në zgjedhjet kombëtare, sepse nekemi shumë diversitet e po ashtu, kemi kaq shumë njerëz të varfër. Por Trump po e deformon situatën, duke nxjerrë se të gjitha qytetet tona kryesore po dështojnë, sepse ato drejtohen nga Demokratët. Republikanët i lanë duart me qytetet e mëdha. Ata thjesht thonë: “ Ju jeni Sodoma dhe Gomorrah, akoma s`jeni djegur të gjithë!”.

Cynthia megjithatë nuk i është dorëzuar dëshpërimit. “Ndihem relativisht optimiste. Jam e inkurajuar nga sondazhet.” Kjo edhe pse ndonjëherë, është e vështirë, ashtu sikurse për gjithsecilin prej nesh, të qartë dallimin mes optimizmit dhe vetë-qetësimit. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore