
A do lejohemi të udhëtojmë nëpër botë pa ‘certifikatën e vaksinimit’? Ja vendimi i OBSH
OBSH rekomandon që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “certifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për solidarizim global për vaksinat e COVID-19. “Punonjësit e shëndetësisë janë lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.
Sipas tij, Komiteti i Situatave Emergjente të OBSH-së u mblodh këtë javë për të diskutuar mbi pandeminë. “Jam i kënaqur që Komiteti theksoi se vaksinat kundër COVID-19 duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë”, tha Ghebreyesus.
Më tej ai nënvizoi se punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë duhet të kenë përparësi në vaksinime. Mike Ryan tha se Komiteti nuk rekomandon “kushtin që personat që udhëtojnë të posedojnë dokumentin që dëshmon se janë të vaksinuar”.
Prodhuesit e vaksinës duhet të ndajnë me OBSH-në të dhënat që posedojnë lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, thuhet në deklaratën në të cilën paralajmërohet se “Mungesa e këtyre të dhënave është një pengesë në furnizimin e vaksinave në nivel global dhe në mënyrë të barabartë”.
Lidhur me “certifikatën e vaksinimit” , Komiteti tha se “Duke marrë parasysh se nuk dihet ende efekti i vaksinës në uljen e infektimit dhe se aktualisht ka një vaksinim shumë të kufizuar, Komiteti u ka rekomanduar vendeve të mos kërkojnë nga udhëtarët dëshmi se janë vaksinuar”.
Komiteti ka rekomanduar që gjatë udhëtimeve të respektohen praktikat themelore të njohura dhe ato aktuale të OBSH-së.





OBSH ngre alarmin: Ky virus do të rikthehet nëse ne…
Historia e plotë >

A ka lajthitur moti? Sapo lamë pas një dimër me fenomene nga më ekstremet
Historia e plotë >

Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

