Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid-19/ Tirana me 7% imun ndaj virusit njësoj si Bergamo e Italisë

Covid-19/ Tirana me 7% imun ndaj virusit njësoj si Bergamo e Italisë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti komentoi studimin e publikuar ditën e djeshme ngs Akademia e Shkencave. Sipas ASH 6-7% e qytetarëve të Tiranës kanë fituar imunitet nga Covid-19. Ndërsa Alimehmeti thotë se këto të dhëna janë një lajm i mirë, pasi tregon se virusi ka qarkulluar më gjerë në krahasim me çfarë kemi parë ne.

Epidemiologu thekson se jemi të ngjashëm me situatën në Bergamo. Ndonëse, të dhënat ende nuk janë të plota, sipas tij nëse janë reale vdekshmëria nga infeksioni është shumë herë më e ulët në krahasim se çfarë u tha nga OBSH në fillim. Madje siç thotë ai me të dhënat e reja, ndoshta vdekshmëria ulet në 0.1 %, dhe për epidemiologun kjo është e ngjashme me gripin sezonal.

Postimi i plote ne Facebook

Ndershmëria është më shumë se sa mosthënia e gënjeshtrave. Është të tregosh të vërtetën, të thuash të vërtetën, të jetosh të vërtetën dhe të dashurosh të vërtetën”
Cit. James E. Faust

? Dhe antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën miqtë e mi!
?? Tregojnë të vërtetën edhe në Shqipëri, sado e pabesueshme të duket!

? Kujtoj që në testimin serologjik të personelit shëndetësor në QSUT, rreth 7% kishin antitrupat, pra kishin qenë të ekspozuar ndaj virusit.

? Vetëm duke u nisur nga kjo shifër dhe nga fakti që spitalet kanë qenë të izoluara në muajt mars, prill dhe maj, u mendua se kjo shifër reflekton qartë përqindjen e ekspozimit të virusit në komunitet.

? Pra, edhe në komunitetin e zonës së Tiranës rreth 7% duhet të ishin tashmë të ekspozuar ndaj virusit.

? Kjo rezulton e vërtetë në studimin e aprovuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe e udhëhequr nga dy profesorë të mirënjohur Prof. Genc Sulçebe dhe Prof. Alban Ylli.???

? Sipas këtij studimi, 6 deri në 7% e popullatës së Tiranës shfaq antitrupat.

?Çfarë do të thotë kjo? Shumë gjëra:

? Së pari, sipas burimeve zyrtare, në qarkun e Tiranës janë identifikuar 1.903 raste me COVID-19, nga të cilët 1.063 janë shëruar, 53 kanë vdekur dhe 787 janë raste aktive.

? Por, në qarkun Tiranë jetojnë 842.981 qytetarë (INSTAT 2020), nga të cilët, nëse të dhënat janë të përgjithësueshme, duhet ta kenë kaluar sëmundjen 50.579 – 59.009 persona.

? Hetimi epidemiologjik, si në çdo shtet, ka gjetur vetëm një fraksion të këtyre rasteve. Si rregull, rastet aktive nuk duhen përfshirë pasi nuk kanë zhvilluar ende antitrupa, pra në të njëjtën periudhë 1106 persona janë identifikuar me COVID-19, ose 1.106/842.981 = 0.13%.

? Pra hetimi epidemiologjik ka zbuluar vetëm 1 rast ndër 46-53 raste, ose 1.87-2.19% të rasteve, ngjashmërisht me vlerat e Lombardisë në Itali. Asnjë çudi!

? Së dyti, çfarë do të thotë kjo për vdekshmërinë?

? Nga rastet që kanë pasur një përfundim (shërim apo vdekje), në total 1106, fatkeqësisht 53 nuk kanë mbijetuar.
? Si rrjedhojë, vdekshmëria në sy të parë është 53/1106 = 4.8%.
? E tmerrshme, apo jo??

? Por tani dime qe rastet nuk ishin 1106 por 50.579 – 59.009.
? Pra vdekshmëria shkon nga 53/59.009 = 0,0009% deri në 53/50579 = 0.001%.

? 0.001% miqtë e mi! 0.001%! ?

? Po tani? Si ju duket? 48 fish mè e ulèt, apo jo?

? Kujdes: Raporti zyrtar shkencor ende nuk është në dispozicion nga Akademia e Shkencave. Kur të botohet mund të ketë edhe ridimensionime të këtyre shifrave.

Ndërkohë ridimensiononi sjelljen tuaj!

?PANIK JO! KUJDES PO! VAZHDOJMË RESPEKTOJMË MASAT!
?Distancë 1.5-2 metra minimumi!
?Higjienë e rregullt!
?Maskë në ambiente të brendshme!

Covid-19/ Tirana me 7% imun ndaj virusit njësoj si Bergamo e Italisë

Covid-19/ Tirana me 7% imun ndaj virusit njësoj si Bergamo e Italisë

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore