Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“70 mijë euro shpenzime për të shpëtuar një hajdut”, mediet italiane tregojnë si nisën gërmimet për vjedhjen e bankës

“70 mijë euro shpenzime për të shpëtuar një

Mediat italiane i kanë kushtuar shumë vëmendje lajmit të djeshëm se si dështoi tentativa e grabitjes se një banke, ku disa persona u bllokuan në një tunel që kishin hapur vetë. Ngjarja ndodhi në Via Innocenzo në Romë, ku personat tashmë të arrestuar kishin planifikuar që tuneli që u shemb t’i çonte tek institucioni financiar. Por gjithçka rezultoi e dështuar, pasi një pjesë e tunelit u bllokua, duke zënë një prej autorëve brenda.

Një prej autorëve të dyshuar është nxjerrë nga rrënojat vetëm 8 orë pasi qëndroi i bllokuar në tunel. Mediat italiane raportojnë se Andrea Grassi kërkoi ndihmë në polici, pasi i telefonoi dhe i tregoi koordinatat e vendndodhjes. Mësohet se autorët kishin hapur gropën 6 metra të tellë duke nisur nga dyshemeja e një dyqani, gërmime që mendohet se kanë nisur mbrëmjen e së mërkurës dhe me 15 gusht mendohet se do të bëhej edhe grabitja.

Katër burra ndodheshin brenda në tunel, por 3 prej tyre arritën të dilnin para se të shembej duke lënë Andrea Grassin të bllokuar brenda.

Ndërkohë, dy prej tyre, Antonio Pinto, 46, dhe Mario Mazza, 57-vjeç u arrestuan për “rezistencë ndaj një zyrtari publik” pasi u përpoqën të arratiseshin nga vendi. Corriera Della Serra raporton se ky operacion për shpëtimin e tij do i kushtoj italianëve 70 mijë euro, pasi në operacionin për shpëtimin e një prej autorëve u përdorën makineri speciale si dhe u angazhuan 50 zjarrfikës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore