
7 simptomat e llojit të ri të koronavirusit
Shfaqja e një lloji të ri të koronavirusit në Angli ka shkaktuar shqetësim dhe shkencëtarët e studiuesit e mjekësisë po punojnë vazhdimisht për të përcaktuar burimin e variantit të ri.
Një variant i ri i koronavirusit i quajtur “VUI 202012/01” përfshin një mutacion gjenetik të proteinës “thumb” që mund të jetë shkaku i përhapjes së shpejtë.
Përveç tri simptomave më të zakonshme të COVID-19 – ethe, kollë e thatë dhe humbje e nuhatjes dhe shijes, janë identifikuar shtatë simptoma të tjera që mund të shoqërohen me variantin e ri të koronavirusit, përkatësisht: lodhje, humbje e oreksit, dhimbje koke, diarre, konfuzion mendor, dhimbje të muskujve, skuqje.
Sipas një studiuesi nga Kolegji Mbretëror në Londër, “nëse zhvilloni ndonjë simptomë që mund të tregojë COVID-19, si ju ashtu edhe anëtarët e familjes suaj duhet të izoloheni dhe të testoheni sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton Times of India.
Për shkak të një lloji të ri të koronavirusit, Britania e Madhe ka futur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e virusit dhe disa vende evropiane kanë mbyllur kufijtë e tyre me Britaninë e Madhe. Por, për të mbrojtur veten, është e nevojshme t’i përmbaheni masave të përshkruara deri më tani, të tilla si mbajtja e një maske, distanca shoqërore dhe larja e duarve rregullisht.








Përmbyset situata, tani gratë më të rrezikuara nga koronavirusi
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Studiuesit befasojnë: Ja pse disa njerëz rezultojnë sërish pozitiv me COVID, edhe pse e kanë kaluar prej muajsh

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vetëvrasja e pacientit me Covid/ Reagon PD, Pampuri: Ministres i ka dalë situata totalisht nga kontrolli
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
