
477 vdekje dhe mbi 16 mijë të infektuar nga Covid, Italia rikthen zonat e kuqe dhe portokalli
Ditën e sotme në Itali janë regjistruar 477 humbje jete nga Covid. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 16.146 raste të reja gjatë këtyre 24 orëve. Në total në Itali kanë humbur jetën 81325 persona që nga nisja e pandemisë.
Italia ndërkohë është shteti ka rekordin në Europë sa i përket numrit të të vaksinuar, ku ka kryer mbi 1 milionë doza.
Pavarësisht ritmit të shpejtë të vaksinimit, ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se analiza e të dhënave epidemike të Komitetit tekniko-shkencore për emergjencën shëndetësore, gjatë orëve të fundit ka çuar në marrjen e vendimit që më shumë se gjysma e territorit italian të konsiderohet një zonë me rrezik infektimi të lartë.
Prej ditës së dielë 17 janar 2021, Lombardia, Bolzano e Sicilia do të jenë zona të kuqe e të izoluara nga niveli mjaft i lartë i infektimit nga Covid 19.
Ndërsa 9 rajonet e tjera; Lazio, Marche, Abruzzo, Liguria, Piemonte, Puglia, Umbria, Friuli Venezia Giulia, Valle D’ Aosta do të jenë zona të portokalltë.
Do të vazhdojnë të mbeten zona të portokalltë siç janë aktualisht, rajonet Calabria, Emilia -Romagna e Veneto. Pandemia globale ka regjistruar në Itali mbi 80 mijë viktima e mbi 2 milionë e 300 mijë të infektuar. Në tre rajonet e konsideruara zona të kuqe, mes të cilave është Lombardia, territori italian më i prekur dhe i goditur nga pandemia, do të ndalohet lëvizja e lirë e banorëve nga banesat si dhe do të jenë të mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të atyre me rëndësi jetike.
Në zonat e portokallta, do të aplikohet ora policore, bizneset do të qëndrojnë të hapura me orare të limituara, baret e lokalet do të jenë të mbyllura si dhe është e ndaluar lëvizja nga një komunë, provincë e rajon. Do të konsiderohen zona me rrezik të ulët infektimi apo ndryshe zona të verdha, rajonet Molise, Toscana, Sardegna, Basilicata e Campania.
Në këto territore baret e restorantet do të jenë të hapura, banorët janë të lirë të lëvizën nga banesat, por do të ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin.




COVID/ Europa më afër se kurrë 'certifikatës së vaksinimit', por Franca...
Historia e plotë >
Biden me paralajmërim të fortë për Iranin: Të kenë kujdes!
Historia e plotë >


Sulm i tmerrshëm, rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

