Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

46 emigrantët e vdekur brenda kamionit/ Shoferi rrezikon dënimin me vdekje

46 emigrantët e vdekur brenda kamionit/ Shoferi rrezikon dënimin me

Më 28 qershor u regjistrua një ngjarje tragjike në Teksas të SHBA-së.

Të paktën 46 persona, të cilët kanë qenë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një lagje të San Antonios në Teksas.

Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital.

Shoferi i kamionit të braktisur në Teksas që kishte me dhjetëra trupa të vdekurish brenda është akuzuar për kontrabandë emigrantësh që rezultoi me vdekje.

Sipas BBC, Homero Zamorano u 'kap' pasi u paraqitur si emigrant pranë kamionit në San Antonio dhe u arrestua.

Sipas një zyrtari të lartë meksikan të imigracionit, shoferi i dyshuar, Zamorano i cili është nga Teksasi, ishte "përpjekur të kalonte veten si një nga të mbijetuarit" kur u gjet nga policia.

Një i dyshuar i dytë, Christian Martinez, u arrestua me akuza për konspiracion. Prokurorët federalë thonë se hetuesit e gjetën atë pasi kërkuan përmes telefonit të Zamorano dhe zbuluan se dyshja kishin komunikuar.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se të dy burrat mund të përballen me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, ose ndoshta me vdekje, nëse shpallen fajtorë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore