
"4 persona me kapuç..."/ Grabitet nënkryetari i bashkisë, i marrin 200 mijë euro pasi...
Nënkryetari i bashkisë së Kifisisë, Greqi, Yiannis Panteleakis ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme.
Mediat greke raportojnë se Panteleakis dhe familja e tij u mbajtën peng për thuajse një orë, terksa katër persona me kapuç thyen derën e dhomës së tij të gjumit, duke hyrë brenda dhe duke e sulmuar.
“Më hodhën kompjuterin nga duart, më kërkuan të bëja atë që më thoshin, ti respektoja dhe nuk do më ndodhte asgjë."- mësohet të ketë thënë ai në polici.
Në lidhje me autorët, ai tha se ata flisnin shumë mirë greqisht, por dukej se ishin me origjinë të huaj, pasi e folura e tyre ishte pak e çalë. Grabitësit e çuan atë, dy vëllezërit dhe ndihmësin e familjes në një nga dhomat e shtëpisë, madje i kishin ofruar edhe ujë për të pirë.
"Kasafortën e kanë gjetur vetë, nuk i kemi thënë ne ku ishte. Dhe sapo e gjetën, thirrën njërin prej nesh për ta hapur. Nga njëra anë na kërcënonin, por nga ana tjetër përpiqeshin të na qetësonin,”- tha ai.
Në fund, grabitësit kanë zbrazur kasafortën duke marrë 200 mijë euro.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




