Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban, qytetarët publikojnë pamjet e shtëpive të shkatërruara

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shpërthimit që trondit dje Bejrutin. Kjo u bë e ditur nga guvernatori i Bejrutit, Marwan Aboud, i cili shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë, me dëmet që përhapen në gjysmën e qytetit.

Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës. 

Kryeministri libanez Hassan Diab foli dje për një sasi të konsiderueshme nitrati të amonit që ndodhej nën sekuestro prej vitesh në disa magazina afër portit, rreth 2750 tonelata, por disa ekspertë amerikanë me eksperiencë në shpërthime të këtij tipi nuk duken të bindur se kjo lëndë është shkaku kryesor i tragjedisë.

“Ai tymi ngjyrë rozë në të kuq nuk përkon me nitratin e amonit”, thotë për CNN Tony May, ekspert i lëndëve plasëse, që shton se prania e atij elementi duhet të shoqërohej me një ngjyrë të verdhë.

Robert Baer, ish-agjent i CIA me eksperiencë të gjatë në Liban, dakordëson me të. Ai thotë që në fillim të videos shihet një substancë që mund edhe të jetë nitrat amoni që po digjet, por më pas shpërthimi kishte natyrë tjetër.

“Shihni topin e zjarrtë të gjeneruar, ngjyrë portokalli, është padyshim diçka e lidhur me eksploziv ushtarak”, thotë Baer.

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

300 mijë të pastrehë nga shpërthimi në Liban,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore