
"20 minuta terror"/ Grabitet vila e pasardhësit të 'perandorisë' së makaronave, i marrin peng guran dhe vajzën
Sheila D'Isidori, gruaja e Saturnino De Cecco dhe vajza e saj 6-vjeçare po ktheheshin në shtëpi në vilën e tyre në Montesilvano, në provincën e Pescara, kur u morën peng nga katër banditë me fytyrë të mbuluar. Ato sapo kishin mbërritur në portën e pasurisë së sipërmarrësit, nënkryetarit të kompanisë që prodhon markën e njohur të makaronave, kur kriminelët nxorrën armët.
Pasi hynë në shtëpi, grabitësit mbyllën gruan dhe fëmijën e tij në kuzhinë dhe detyruan De Cecco-n, i cili ishte në shtëpi, të hapte kasafortën. Grabitja ka ndodhur më 24 janar rreth orës 21. Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero, kriminelët morën orë, sende me vlerë dhe një armë. Pas grabitjes së vilës, banda iku me një Audi të vjedhur para grabitjes.
Hajdutët ushtruan 20 minuta frikë për familjen De Cecco, gjatë të cilave, megjithatë, nuk u ushtrua dhunë ndaj pengjeve. Policia po heton grabitjen, por doli me një përfundim, banda e kishte studiuar mirë grabitjen deri në detaje. Ata i njihnin zakonet e familjes dhe territorin në të cilin ndodhet vila, e izoluar dhe e vështirë për t'u arritur për këdo që nuk i njeh kodrat e Montesilvanos.


Vendet që i lejojnë punëtorët të flenë gjatë orarit të punës!
Historia e plotë >
Pentagoni rrëzon balonën “spiune” kineze, dalin pamjet e shpërthimit (VIDEO)
Historia e plotë >


Provokon ish-presidenti rus: E gjithë Ukraina do të digjet, nëse SHBA...
Historia e plotë >


Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




