Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

2 të vdekur/ Stuhia e borës "bllokon" Nju Jork-un, atoritetet ngrenë alarmin: Mos dilni në rrugë

2 të vdekur/ Stuhia e borës "bllokon" Nju Jork-un,

Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë Nju Jorkun perëndimor dhe verior mbrëmjen e djeshme, duek shkaktuar situata kaotike në rrigët e qytetit.

Autoritetet dhe drejtuesit lokalë u bënë thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugë pasi kishte rrezik aksidentesh për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ngrica.  Ndërkohë 2 persona kanë humbur jetën pas arrestit kardiak të pësuar për shkak të të ftohtit.

"I lutemi banorëve që thjesht t’i binden ndalimit të udhëtimit, bëhuni pjesë e problemit, ky problem do të zgjidhet shumë shpejt", tha shërifi ëilliam J. Cooley.

Reshjet totale të borës arritën 5 metra në të paktën dy vende, teksa trashësia e borës arrinte deri në 95 centimetra. 

Orchard Park, ku Buffalo Bills ishte planifikuar të luanin të dielën ndeshjen e tyre tani të zhvendosur NFL.

Ndërkohë guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul  u kërkoi të gjithë banorëve që të tregohen të kujdeshëm, të dëgjojnë autoritetet dhe të mos dalin në rrugë pasi rreziku është shumë i lartë. Ajo e përshkoi situatën si të ngjashme me stuhinë e viti 2014, e cila u mori jetën 20 qytetarëve të Buffalo-s.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore