Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

'175 mijë ushtarë në kufi'/ Rusia përgatitet për të pushtuar Ukrainën? Zbulohet raporti i inteligjencës amerikane

'175 mijë ushtarë në kufi'/ Rusia përgatitet

SHBA - Gjetjet e reja të inteligjencës amerikane vlerësojnë se Rusia mund të nisë një ofensivë ushtarake në Ukrainë brenda disa muajsh, pasi po grumbullon deri në 175,000 trupa përgjatë kufirit, një përshkallëzim befasues që Presidenti Joe Biden ka paralajmëruarse mund të çojë në pasoja të rënda.

Zhvillimet e fundit vijnë pas tensioneve disa mujore përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, që kanë alarmuar zyrtarët e SHBA-së dhe Perëndimit dhe kanë çuar në biseda të tensionuara mes diplomatëve amerikanë dhe homologëve të tyre.

CNN raportoi të premten se forcat ruse kanë aftësi për të kryer një pushtim të shpejtë dhe të menjëhershëm, duke përfshirë ngritjen e linjave të furnizimit si njësitë mjekësore dhe karburantin që mund të mbështesin një konflikt të zgjatur, nëse Moska zgjedh të pushtojë Ukrainën.

Zyrtarët thanë se nivelet aktuale të pajisjeve të stacionuara në zonë mund të furnizojnë forcat e vijës së parë për 7 deri në 10 ditë, dhe njësi të tjera mbështetëse deri në një muaj.

Gjetjet e inteligjencës, të raportuara fillimisht nga Washington Post dhe të përshkruara nga një zyrtar i administratës, thonë se Rusia mund të fillojë ofensivën "që në fillim të vitit 2022" me 100 batalione, së bashku me forca të blinduara, artileri e pajisje.

Gjysma e këtyre njësive janë aktualisht pranë kufirit të Ukrainës, zbulon inteligjenca. Zyrtarë dhe ish-diplomatë amerikanë thonë se ndërsa Presidenti Putin qartë po hedh bazat për një sulm të mundshëm, ushtria e Ukrainës është e armatosur dhe e përgatitur më mirë krahasuar me vitet e kaluara.

Zyrtarët e zbulimit kanë parë gjithashtu një rritje në përpjekjet e propagandës ruse, për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n, përpara sulmit të mundshëm.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James McConville tha të shtunën se "diku rreth 95,000 deri në 100,000 ushtarë rusë" ndodheshin aktualisht në kufirin me Ukrainën.

"Unë nuk e di se çfarë do të bëjnë. Por jam shumë, shumë i shqetësuar për qëndrimin e tyre. Kjo u jep shumë opsione rusëve dhe nuk jam plotësisht i sigurt se çfarë do të bëjnë. Por për mua, kjo është e tmerrshme... Do të ketë një ndikim të tmerrshëm në stabilitetin dhe sigurinë e miqvë tanë evropianë."

I pyetur teksa u largua nga Shtëpia e Bardhë të premten në mbrëmje në lidhje me gjetjet e inteligjencës, Biden shprehu shqetësime të thella.

"Ne kemi qenë të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë. Pritja ime është që ne do të kemi një diskutim të gjatë me Putinin”.

Rusia i ka parashkruar Presidentit Biden një kërkesë për të garantuar që Ukraina nuk do të lejohet t’i bashkohet NATO-s. Gjithsesi, presidenti amerikan tha të premten “se ai nuk do të pranonte vijë të kuqe nga askush”./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore