Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

1,200 kamera të kontrolluara/ Zbulohet ‘regjistrimi zanor që tregon hapin tjetër’ të autorëve të sulmit me bombë në Stamboll

1,200 kamera të kontrolluara/ Zbulohet ‘regjistrimi zanor që

Pas shpërthimit, gruaja e dyshuar vrapoi për të marrë një taksi në lagjen Esenyurt të Stambollit, që ndodhet “pak larg” nga zona e Taksimit ku ndodhi shpërthimi.

Kështu së paku raporton gazetarja e Al Jazeera, Sinem Koseoglu, duke raportuar nga Stambolli. Sipas policisë së Stambollit, 1,200 kamera sigurie u kontrolluan dhe u kryen bastisje në 21 vende të ndryshme me të cilat u identifikua gruaja, përpara se policia ta arrestonte në orën 2:50 të mëngjesit.

“Ministrja e Brendshme turke tha se policia kishte një regjistrim zanor të një bisede mes anëtarëve të PKK-së që thoshte se ajo duhet të vritej përpara se policia ta kapte atë”, ka thënë Koseoglu.

“Ministri tha se hapi tjetër për autorët ishte arratisja në Greqi përpara se të kapeshin nga policia turke”.

“Ministri i Brendshëm përmendi se këta autorë janë të lidhur me YPG-në, grupin luftarak kurd sirian, të cilin Turqia e konsideron si një degë të PKK-së së jashtëligjshme”.

“Ne po presim që zyrtarët të japin më shumë detaje rreth të dyshuarve… [përfshirë] mënyrën se si ata kaluan kufirin turko-sirian pasi Turqia ka qenë shumë e rreptë për sirianët që qëndrojnë në qytetet e mëdha pa leje banimi ose pa u regjistruar”.

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyo?lu të Stambollit.
Në këtë drejtim, duke folur rreth identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur e gjallë shtetasja siriane Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore