Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Drogë në ambulancë, trafikantët shfrytëzojnë pandeminë, por i fundos qeni i policisë

Drogë në ambulancë, trafikantët shfrytëzojnë

Trafikantët duket se po eksplorojnë çdo ditë metoda të reja për trafikun e drogës. Së fundmi, një rast i pazakontë raportohet nga Italia, ku policia në portin e Messinës, në Siçili, sekuestroi 30 kilogramë marijuanë.

Dy korrierët e arrestuar tashmë u përpoqën ta kontrabandonin drogën me një autoambulancë, duke shfrytëzuar edhe pandeminë e covid.

Të arrestuarit shpresonin t’iu shpëtonin kontrolleve të policisë, por lënda narkotike u nuhat nga qeni antidrogë pasi ambulanca zbarkoi në Messina.

Pas një kontrolli të hollësishëm, ata gjetën 50 pako me 30 kilogramë drogë, ndërsa dy persona u arrestuan.

Mediat italiane raportojnë se vlera e drogës së kapur, në treg është rreth 300 mijë euro.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore