Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Sulm i tmerrshëm, rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Sulm i tmerrshëm, rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri

Persona të armatosur rrëmbyen të premten 317 vajza në një shkollë me konvikt në Nigerinë veriore, në një seri rrëmbimesh masive të nxënësve në atë vend të Afrikës Perëndimore.

Zëdhënësi i policisë në shtetin Zamfara, Mohammed Shehu, i cili konfirmoi rrëmbimet tha se policia dhe ushtria kanë filluar operacione të përbashkëta për të shpëtuar vajzat pas sulmit në shkollën e mesme qeveritare për vajzat në qytetin Jangebe.

Një nga prindërit, Nasiru Abdullahi, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se vajzat e tij 10 dhe 13-vjeçare, janë në mesin e të rrëmbyerave.

"Është zhgënjyese që edhe pse ushtria ka një prani të fortë pranë shkollës, nuk ishte në gjendje të mbrojë vajzat" tha ai. "Tani ne shpresojmë vetëm në dorën hyjnore".

Banori Musa Mustafa, tha se personat e armatosur sulmuan gjithashtu një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli aty pranë, duke parandaluar ndërhyrjen e ushtarëve, ndërsa personat e armatosur qëndruan disa orë në shkollë. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse pati viktima.

Disa grupe të mëdha peronash të armatosur që përshkruhen si banditë nga qeveria, veprojnë në shtetin Zamfara dhe janë të njohur për rrëmbime për para dhe ushtrojnë trysni për lirimin e anëtarëve të tyre nga burgu.

Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari, tha të premten se qëllimi kryesor i qeverisë është që të kthehen të gjithë pengjet të sigurt, të gjallë dhe të padëmtuar.

Amnesty International dënoi "sulmin e tmerrshëm", duke paralajmëruar në një deklaratë se "vajzat e rrëmbyera janë në rrezik të madh”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore