
Krim i RËNDË në familje/ Burri e qëlloi me shishe, gruaja ndërron jetë në vendin e ngjarjes
Një grua 60-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit e qëlloi me një shishe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit në San Stino di Livenza, Venecia.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si shtetasja Cinzia Luison.
Gjithashtu bëhet e ditur se ka qenë vetë autori i ngjarjes së rëndë ai që ka alarmuar karabinierët, duke iu dorëzuar më pas hetuesve.
Deri më tani motivi i vrasjes nuk është ende i qartë, duket se sulmi ka ndodhur pas një debati të dhunshëm.
Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, gruaja, pronare e një parukerie, ishte tashmë e vdekur.
Mediat shkruajnë se burri i saj 65-vjeçar u transferua në selinë e komandës në Portogruaro (Venecia).









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




