Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tërmet i fuqishëm “shkund” Greqinë, banorët braktisin shtëpitë në mes të natës! Jepet alarmi për cunami, por...

Tërmet i fuqishëm “shkund” Greqinë, banorët

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 Rihter ka tronditur Greqinë gjatë natës, rreth orës 01:00.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det në verilindje të ishullit të Kretës

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tërmetit ishte 43 km.


Lëkundja sizmike ka pasur kohëzgjatje dhe intensitet të gjatë, duke bërë që banorët e zonave në pjesët lindore të Kretës të largohen nga shtëpitë e tyre të frikësuar. Lëkundjet janë ndjerë edhe në ishujt e Cyclades, Turqi, madje edhe në Kajro të Egjiptit.

Në fillim Instituti Gjeodinamik EMSC dha paralajmërim për cunami.

Njoftimi për cunami u hodh poshtë nga sismologu grek, Efthimios Lekkas, i cili tha më pas se “nuk ka më asnjë mundësi për cunami në Greqi. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore