
Pasojat apokaliptike të tërmetit vdekjeprurës në Kroaci/ Gropa gjigande në të gjithë vendin (FOTO)
Gropa të mëdha janë shfaqur në të gjithë Kroacinë qendrore pas tërmetit vdekjeprurës në dhjetor. Një numër krateresh janë gjetur në një rajon jo shumë të banuar, rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Zagreb. Gjeologu Josip Terziç i Shërbimit Gjeologjik Kroat tha:
Këto janë të ashtuquajturat gropa braktisjeje. Ato u shfaqën për shkak të përbërjes specifike gjeologjike të kësaj zone, pasi toka qëndron mbi shkëmbinj gëlqerorë të ngopur shumë me ujëra nëntokësore.
Dy muaj më parë, shtatë vetë u vranë në Kroaci pasi një tërmet me madhësi 6.4 i cili shkaktoi dëme të mëdha në qytetin Petrinja. Prej atëherë, rreth 100 gropa zhytëse janë vërejtur në rajon.
Shumë prej tyre janë shfaqur pranë shtëpive dhe tokave bujqësore, duke bërë që autoritetet lokale të këshillojnë banorët për të patur kujdes.
Ndërsa pamja e vrimave të gropave nuk është e pazakontë pas aktivitetit të fortë sizmik, banorët janë befasuar nga numri që është gjetur dhe shpejtësia me të cilën ato u shfaqën.
Gjeologët kanë thënë se tërmeti përshpejtoi procesin e formimit të gropave që normalisht do të duheshin me vite, nëse jo me dekada. Terziç tha se shkencëtarët po planifikojnë metoda të ndryshme të hulumtimit për të përcaktuar morfologjinë nënujore të gropave dhe karakteristikave të tjera.




KE besim të plotë të Pfizer, zgjat kontratën me kompaninë deri në vitin 2023
Historia e plotë >

Merkel dhe Biden: Rusia të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën
Historia e plotë >
Greqia heq karantinën për 30 vende
Historia e plotë >
Një grua kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Princ Harry-n
Historia e plotë >
Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




