Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Zyrtarisht në krizë? Qeveria harton ligjin e ri: Borxhi rritet 80%, pandemia goditja më e madhe se sa tërmeti

Zyrtarisht në krizë? Qeveria harton ligjin e ri: Borxhi rritet 80%,

Qeveria me anë të një projektligji të ri duket se ka zyrtarizuar krizën ekonomike në Shqipëri. Dy goditjet më të fuqishme të pësuara në ekonominë shqiptare tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e shkaktuar nga Covid-19 kanë detyruar qeverinë Rama t’i kërkojë Parlamentit ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.

Thelbi i propozimit të kësaj nismjeje, e paraqitur në formën e Aktit Normativ, është mos respektimi i ligjit organik të buxhetit të shtetit, pra nivelit të borxhit, duke mos iu përmbajtur kushtit për uljen e nivelit të borxhit dhe vendosjes së një rregullit të ri fiskal deri në vitin 2023. Arsyeja është se pritet niveli i ulët i të ardhurave dhe se goditjet më të madhe ekonomia shqiptare e mori nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit.

“Në vitin 2019, deri përpara goditjes së tërmetit të nëntorit, sërish po targetohej një nivel deficiti buxhetor prej 1.6% e PBB, niveli më i ulët i targetuar historikisht. Madje edhe pas goditjes së tërmetit, deficiti i targetuar u përmbajt në 2.2% të PBB, i cili ishte edhe niveli përfundimtar i ligjit fillestar të buxhetit i miratuar në Parlament, pra sërish duke targetuar një rënie të borxhit publik, pavarësisht goditjes negative të fortë që shkaktoi tërmeti në ekonomi dhe financat publike. Ndërkohë, që pas goditjes së dytë nga pandemia Covid-19, e cila në magnitudë ishte shumë më e fortë edhe se ajo e shkaktuar nga tërmeti, ishte e pashmangshme dhe madje e domosdoshme që të kishte një relaksim (devijim) substancial, por të përkohshëm, nga objektivi prioritar i konsolidimit fiskal”, thuhet në relacionin e depozituar në Parlament, të sigurua rnga Gazeta “Shqip”.

Më konkretisht, qeveria në këtë relacion thekson se draft plani i aktit normativ të tretë për rishikimin e buxhetit 2020 që do dërgohet për miratim, ndonëse sërish parashikon një nivel të lartë të shpenzimeve kapitale (rreth 7.6% e PBB, përfshirë edhe rindërtimin), sërish nga ana tjetër deficiti buxhetor në këtë draft plan të aktit normativ është rreth 8.4% e PBB, pra më i lartë se sa shpenzimet kapitale të planifikuara.

“Kjo reflekton faktin se arsyeja më kryesore në rritjen e deficitit në këtë rast vjen nga rënia e fortë e të ardhurave buxhetore, e cila në vetvete vjen kryesisht prej goditjes negative nga pandemia. Pra rrjedhimisht, mospërputhja me këtë rregull fiskal është një arsye që lidhet kryesisht me qenien në kushtet e “rrethanave të jashtëzakonshme”. Në këto kushte është e pamundur që nga njëra anë të mund të përdoret buxheti si instrument stabilizues i amortizimit të goditjes negative dhe nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, të mund të zbatohet rigorozisht ky rregull fiskal”, arsyeton ministria e Financave.

Për këtë arsye qeveria në amendimin e ligjit organik të buxhetit të shtetit kërkon që bëhet ky ndryshim, duke vendosur këtë rregull të ri në LOB-në: thotë: “Duke filluar që prej vitit buxhetor 2023 e në vijim, balanca primare buxhetore nuk duhet të rezultojë më e vogël sesa zero, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që parashikohen në nenin 4/4 të këtij ligji”.

“Duke faktorizuar edhe rishikimin në ulje të fortë të PBB nominale, për rrjedhojë, gjatë këtij viti parashikohet një përkeqësim i parametrave kryesorë të  financave publike, si rritje e borxhi publik dhe deficiti buxhetor, si dhe balancë primare dhe balancë korente negative, nga një historik në nivele pozitive gjatë katër viteve të fundit (2016-19). Borxhi publik për vitin 2020 pritet të shkojë në rreth 80% të PBB nga rreth 65% që pritej në buxhetin fillestar. Nga ky zgjerim i raportit borxh publik ndaj PBB, rreth 8 pikë përqindje vjen vetëm prej reduktimit të PBB nominale, (pra reduktimit të emëruesit). Balanca primare pritet të jetë negative në rreth -5.9% të PBB, ndërsa balanca korente fiskale (diferenca deficit buxhetor minus shpenzime kapitale) pritet të jetë negative në rreth -0.8% të PBB.

Zyrtarisht në krizë? Qeveria harton ligjin e ri: Borxhi rritet 80%,

Pra kjo është urgjenca që ka detyruar qeverinë të kërkojë të ngrijë objektivin për uljen e borxhit, duke ndryshuar ligjin ku një prej rregullave fiskalë aktual të LOB sanksionon që deficiti i përgjithshëm buxhetor nuk mund të jetë më i lartë sesa shpenzimet kapitale të buxhetit (ose e thënë ndryshe balanca korente fiskale nuk mund të jetë negative).

“Ndërkohë që në kushte normale ky rregull fiskal pa dyshim që është një rregull mjaft i shëndetshëm për financat publike, aktualisht, në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme del në pah një mangësi e këtij rregulli, e paparashikuar më parë. Kjo mangësi ka të bëjë me faktin që për këtë rregull nuk parashikohen klauzola përjashtuese në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme, siç p.sh. parashikohen përjashime nga rregulli kryesor fiskal, ai i detyrimit për uljen e përvitshme të borxhit publik në raport me PBB”, thuhet në relacion.

Propozimet për ndryshimin e Ligjit Organik

Neni 1

Pas pikës 49, të nenit 3, shtohet pika 50, me këtë përmbajtje:

“50. “Balanca primare buxhetore” është sa të ardhurat totale buxhetore minus shpenzimet totale buxhetore plus shpenzimet për interesa.”.

Neni 2

Në nenin 4/1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon: “4. Masa e deficitit buxhetor nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara çdo vit në ligjin e buxhetit, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që parashikohen në nenin 4/4, të këtij ligji.”.

2. Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje: “5. Duke filluar që prej vitit buxhetor 2023 e në vijim, balanca primare buxhetore nuk duhet të rezultojë më e vogël sesa zero, përveçse në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme që parashikohen në nenin 4/4, të këtij ligji.”.

Zyrtarisht në krizë? Qeveria harton ligjin e ri: Borxhi rritet 80%,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore