Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Zyrtare, miratohet paga e re minimale, ja sa shkon dhe si llogaritet efekti

Zyrtare, miratohet paga e re minimale, ja sa shkon dhe si llogaritet efekti

Nga 1 janari paga minimale në Shqipëri do të jetë 30 mijë lekë. Ky është vendimi i marrë nga qeveria në mbledhjen e djeshme, duke sanksionuar që në Shqipëri askush të mos paguhet më pak se kjo shifër.

Sipas këtij vendimi: Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Aktualisht kjo pagë minimale ishte 26 mijë lekë.

Me rritjen e pagës gjithashtu pritet të rritet edhe pagesa e kontriubuteve sigurimeve shoqërore. Punëdhënësit në Shqipëri që nuk paguajnë pagën minimale mund t'i nënshtrohen dënimit nga qeveria e Shqipërisë. Ky vendim pritet të prekë jo pak edhe biznesin fason që deri më tani i ka paguar punonjësit me një pagë minimale.

Vendimi: PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore