Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Zgjedhjet e 25 prillit, 10 kërkesat e biznesit ndaj partive politike

Zgjedhjet e 25 prillit, 10 kërkesat e biznesit ndaj partive politike

Shoqata e Investitorëve të Huaj  (FIAA) i kërkoi sot qeverisë shqiptarë që të çoje para reformën në drejtësi si një elementët kyc për përmirësimin e klimës së biznesit. Në një deklaratë zyrtare FIAA cilësoi se janë bërë hapa para, por sfida të mëdha mbeten përpara.

Në letrën dërguar partive kryesore politike në vendin tonë investitorët kërkojnë që të merren hapa konkrete dhe partitë të shprehin qartë programin e tyre politik në lidhje me sfidat kryesore për Shqipërinë.

Disa nga pikat kryesore janë kërkesat e investitorëve të huaj në lidhje me sistemin gjyqësor dhe me rregullat e shtuara për të përmirësuar procedurat tatimore.

Në letrën e tyre theksohet:

1-Nevoja për veprim të menjëhershëm në përmirësimin e sistemit gjyqësor

2-Nevojë për rregulla të përmirësuara proceduriale tatimore.

3-përmirësimin e procesit të lejeve duke pasqyruar nevojat e industrive specifike dhe zvogëlim për vonesat në marrjen e lejeve të ndërtimit, duke integruar procedurat e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

4- Sigurimi i një koordinimi më të mirë midis autoriteteve lokale dhe qeverisë qëndrore për të shmangur veprimet arbitrare kundër bizneseve të vendosura në zonat e ndryshme administrative të Shqipërisë.

5-Përmirësim të dialogut me biznesin dhe reagim i duhur për institucionet  përgjegjëse me të cilët investitorët e huaj dhe vendas punojnë në Shqipëri.

6-Mbështetje për digjitalizimin e mëtejshëm të administratë publike.

7-Krijimin e një fondi të fondeve në mënyrë që të sigurohet një nivel më i lartë për bizneset në rastet e katastrofave mjedisore ose krizave të përhapura.

8-Mbështetje për ekonomitë e shkallës duke kombinuar grante publike dhe fonde private në mënyrë që të arrihet më shumë ndikim.

9-Rritja e investimeve publike në arsimin profesional dhe me qëllim përhapjen e kulturës sipërmarrëse midis brezit të ri.

10-Ti japë fokus të lartë konkurrencës për të nxitur investimet.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore