Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Zbulohet shifra/ Kriza ekonomike nga Covid, ja sa miliona euro do të përfitojë Shqipëria nga BE

Zbulohet shifra/ Kriza ekonomike nga Covid, ja sa miliona euro do të

Në kuadër të memorandumit për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare, Këshilli i Bashkimit Evropian, do të ofrojë ndihmë 180 mln euro për Shqipërinë.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.

Në paragrafin për Shqipërinë shkruhet, "180 milion euro për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes dhe luftimin e korrupsionit dhe forcimin e mbrojtjes sociale".

Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Valdis Dombrovskis, zv/ kryetari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike, tha: “Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për ta mbajtur të qëndrueshëm të gjithë rajonin. Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së virusit, ne përpiqemi të ndihmojmë vendet tona fqinje të zbutin goditjen më të keqe ekonomike".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore