Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“Vijmë për premtimin e Ramës”/ Naftëtarët e Ballshit mblidhen para rafinerisë: Na mbaron marrëveshja në fund të këtij muaji

“Vijmë për premtimin e Ramës”/ Naftëtarët e

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur pranë ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës sepse kërkojnë të dinë se si do të veprohet pas përfundimit të kontatës me qeverinë shqiptare.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj ka folur para mediave duke thënë se 850 punonjës janë pa zgjidhje dhe mbajnë shpresën tek fjala e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problemit. Prej një viti, 850 naftëtarë prej një viti kanë kontratë për pagën neto 40 mijë lekë të reja.

Kjo marrëveshje përfundon në fund të këtij muajit dhe naftëtarët kërkojnë të dinë se cili do të jetë hapi i radhës. Ata nuk kanë pretendime për operatorin, thjesht duan garanci nga shteti që palët të punojnë. Sa i përket mundësisë për grevë urie, Dautaj u shpreh se janë në kontakt me kryeministrin Rama dhe më parë e kanë bërë për të arritur me një takim me të, gjë që është e mundur sot.

Në fjalën e tij theksoi se në rafineri prodhohet bitum cilësor, duke hedhur poshtë zërat se gjithçka del prej rafinerisë së Ballshit është “humnerë.”

 “Ne vijmë thuajse çdo ditë prej 1 viti se jemi në një kontratë të realizuar me zotin Kryeministër për mbështetjen nga ana financiare të rreth 850 punonjësve. Vijmë çdo ditë në pritje të rihapjes së kësaj porte të rafinerisë pas premtimit që na ka bërë Rama për vënien e rafinerisë në punë. Kjo nuk është protestë. Disa kompani që kanë punuar rafinerinë tonë kanë ardhur për të marrë një mall të caktuar dhe pas kontaktit janë larguar. Nuk e di cili është halli i tyre. Rafineria është në sekuestro. Le të vijnë me avokatë e përmbarues.

Ne kemi një urdhër gjykate por çuditërisht është lënë në heshtje. I kemi bërë të qartë të gjithë borxhlinjve se secili që ka borxhin, të vijë me palën ndërmjetëse që besoj se është shteti. Marrëveshja mbaron në fund të këtij muaji. Para 2 netësh, Rama ka thënë se nuk do t’i flak në rrugë naftëtarët. Ne jemi qytet industrial, është krahinë goxha e madhe, është turp të thuash në 2021 që nafta del me humbje. Dhe vitin e kaluar puset punonin, autobotet largoheshin çdo ditë, industria është krijuar për të përpunuar naftë. Nuk e di se si dalin me humbje. Nëse dalin me humbje, lëreni naftën, të paktën të mos hamë ndotjen e ambientit.

Unë jam shprehur dhe pas takimit me Ramën para një viti në Fier, do të ndiqnim të gjithë rrugën ligjore. I jemi drejtuar SPAK, nuk e ka marrë përsipër. I jemi drejtuar prokurorisë së Fierit, sërish nuk ka veprim. Sot duhet të ishte ish sindikata. Zëri i naftëtarëve ka rënë në vesh të shurdhër prej vitesh. Nga vitit 2015 deri sot, të gjithë përfaqësuesit si kuçedra kanë mbyllur zërin e naftëtarëve dhe heshtin. Sot këtu janë hallexhinjtë, naftëtarët që kanë një jetë që kanë investuar në rafineri, sot janë në rrugë të madhe, pa bukë, pa zgjidhje.

Ne shpresojmë që zoti Rama të bëjë më të mirën për të gjithë këtë komunitet. Kam dëgjuar që thonë se gjithçka del nga këtu është humnerë. Nuk është humnerë këtu.Operatori i fundit ka ikur për mosfurnizim me lëndë të parë. Ka kërkuar të furnizohet me lëndë të parë. Nuk e përcaktojmë ne se kush vjen, të vijë kush të dojë. Mjafton të jepet garancia nga shteti që palët të punojnë. Ku do të shkojnë të gjithë këta naftëtarë? Këtu prodhohet bitum cilësor. Ne sot kemi urat e kontaktit. Në grevë urie kemi hyrë për takim me zotin Rama. Shumë mirë që Rama është shprehur se do të japë zgjidhje në momentin e caktuar”, tha Dautaj./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore