Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ulen kostot e prodhimit vendas, po rriten të importit

Ulen kostot e prodhimit vendas, po rriten të importit

Kostot e prodhimit vendas kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit, por e kundërta ka ndodhur me çmimet e importit.

INSTAT raportoi se në tremujorin e parë të vitit 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101.1 duke shënuar një ulje me 0,6%, në krahasim me tremujorin e parë 2020. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e parë 2021, shënoi rritje me 1,6%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” ka shënuar uljen më të madhe me 2,8%.Seksioni “Industri nxjerrëse” në tremujorin e parë 2021, ka shënuar ulje me 1,1%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 5,8%, ku impaktin më të madh e ka dhënë muaji Janar.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 0,5%, krahasuar me tremujorin e parë2020. Brenda këtij seksioni rritjen më të madhe kanë pësuar çmimet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,9%, pasuar me çmimet në aktivitetin “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 2,3%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, indeksi shënoi rritje me 0,2%. Rritjen më të madhe e kanë shënuar çmimet e prodhimi në seksionet “Industri përpunuese” me 0,9%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020,indeksi shënoi ulje prej 0,2%. Ulja më e madhe e çmimeve prej 15,3% është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”.

Rriten çmimet e importit

Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2021, arriti 100,9 duke shënuar një rritje me0,8%, nëkrahasim me tremujorin e parë 2020. Krahasuar me tremujorin e katërt 2020, indeksi shënoi një rritje me 0,5%.

Ndryshimi vjetor: Në seksionin “Industria përpunuese” e cila zë peshën më të madhe me 94,0% vërehet një rritje me 1,1% të çmimeve të produkteve. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i pijeve” me 4,6 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 2,4%,“Metalurgjia” me 2,3%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,2%, etj.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” kanë shënuar ulje me 5,7%,pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 1,8%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 1,0%, etj./Monitor

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore