Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Turqia dyfishon çmimin e energjisë elektrike, rriten edhe faturat e gazit

Turqia dyfishon çmimin e energjisë elektrike, rriten edhe faturat e

Turqia rriti ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike me 50 deri në 100 për qind për familjet dhe kompanitë në një vendim që hyri në fuqi të shtunën. Rritje pësuan edhe faturat mujore të gazit natyror, duke shtuar tensionet në një ekonomi që po përballet me rritje të inflacionit të përgjithshëm.

Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë tha se çmimet e energjisë elektrike janë rritur rreth 50 për qind për familjet me kërkesë më të ulët për vitin 2022, ndërsa janë rritur me më shumë se 100 për qind për përdoruesit komercialë me kërkesë të lartë.

Çmimet e gazit natyror u rritën me 25 për qind për përdorim rezidencial dhe 50 për qind për përdorim industrial në janar, tha më vete shpërndarësi kombëtar BOTAS. Rritja e çmimit ishte 15 për qind për përdorim industrial të gazit që prodhon energji elektrike.

Inflacioni vjetor i Turqisë kaloi mbi 21 për qind në nëntor dhe pritet që të tejkalojë 30 për qind në dhjetor, pas një përplasjeje valutore në muajt e fundit të shkaktuar nga një seri uljesh jonormale të normave të interesit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore