Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Turizmit i munguan vizitorët që shpenzojnë, ekspertët: Pati më shumë emigrantë

Turizmit i munguan vizitorët që shpenzojnë, ekspertët: Pati

Ekspertët e turizmit mendojnë se numri i vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë 2021 nuk e tejkalon atë të vitit 2019 dhe për më tepër, deklarojnë se vendit i mungoi këtë vit ai që njihet si turizmi elitar, ose turistët që shpenzojnë.

“Shqipëria ka qenë e mbyllur deri në fund të prillit. Në krahasim nga janari në prill nuk kishim hyrje dhe e ka qenë e mbyllur përgjatë verës për shtetasit britanikë, italiane, norvegjezë dhe disa shtete të Europës. Shqipëria është e mbyllur për aziatikët. Duke krahasuar çka ndodhur me 2019 këtë vit, është shumë më ulët. Të mos jemi optimistë të parakohshëm”, deklaroi në Open, eksperti Besnik Vathi.

Vathi thotë se përveç sasisë, mungoi edhe turizmi që qëndron më gjatë dhe shpenzon më shumë, ndërsa u rrit numri i turistëve ditorë.

“Dallimi mes verës që kishte turistë dhe kishte ata të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, duhet të theksojmë se këtë vit kemi pasur turistë emigrantë më shumë sesa 2019 pasi kishte dy vite rresht që nuk vinin dot në vend”, thekson ai.

Vathi nuk është optimist as për të ardhmen e këtij sektori.

“Në Shqipëri pranvera u dogj. Po vjen një vjeshtë me mbyllje totale. Shqipëria që nesër futet në listën e kuqe”, deklaroi Vathi.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore