Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Turizmi/ Ambasada ruse jep njoftimin: Shqipëria na hoqi vizat, ejani!

Turizmi/ Ambasada ruse jep njoftimin: Shqipëria na hoqi vizat, ejani!

Në prag të nisjes së sezonit veror, qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave për shtetasit rusë. Të gjithë shtetasit e Federatës Rusë mund të vijnë në vendin tonë pa pasur nevojë për një vizë dhe kjo nga 1 prilli deri më 31 dhjetor.

Lajmi është i ditur nga vetë ambasada ruse me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021. Afati i lejuar i qëndrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Kështu çdo shtetas rus që mund të vijë në Shqipëri ka të drejtën të qëndrojë deri në tre muaj.

Ky shihet si një vendim favorizues do të ndikojë në thithjen e sa më shumë turistëve të huaj. Siç dihet rusët preferojnë më tepër që të shkojnë drejt Malit të Zi dhe Greqisë. Gjithashtu ato  në sezonin veror “pushtojnë” bregdetin turk.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore