
Tuneli i Llogorasë, garë nga e para, ministria gjen mangësi tek të gjithë konkurrentët
Qeveria do të rihapë sërish garën ndërkombëtare për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një interviste në Report TV, sipas të cilës asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse nuk kanë përmbushur kriteret.
Gara për ndërtimin e kësaj vepre do të rihapet sërish pas përfundimit të kohës së ankimimeve nga kompanitë.
“Kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës, ku 3 pjesëmarrës janë nga Turqia, një pjesëmarrës është nga Shqipëria në një konsorcium me një kompani shumë të madhe egjiptiane që ka ndërtuar edhe kanalin e Suezit dhe një tjetër sërish firmë shqiptare e cila ka qenë në konsorcium me një firmë tjetër turke. Por, fatkeqësisht pas një diligjence të detajuar që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Në garën për tunelin ku morën pjesë 5 kompani, ofertën më të ulët e kishte paraqitur kompania Gjoka Konstruksion në konsorcium me kompaninë turke Duygu me rreth 10 milionë euro më pak se vendi i dytë ndjekës.
Aktualisht, kompania shqiptare Gjoka po ndërton edhe veprën madhore të rrugës së Arbrit e cila pritet të përfundojnë plotësisht.
Ndërsa firma turke nga ana tjetër, ka një eksperiencë të madhe në ndërtimin e projekteve infrastrukturore, e specializuar në ndërtimin e tuneleve dhe superstradave. Në 6 vitet e fundit, kjo firmë ka ndërtuar disa tunele në rrugët kryesore te Turqisë.
Vlera e investimit të tunelit të Llogarasë arrin në 155 milionë euro dhe do të ketë një gjatësi prej 6 km, një vepër që do të nisë nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës. /Top Channel

Njihuni me Këmbimin Valutor, 15 prill 2021
Historia e plotë >

Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 14 prill 2021
Historia e plotë >
FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 13 prill 2021
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 11 prill 2021
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 10 prill 2021
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Sondazhi për Shkodrën dhe Vlorën/ PD rritet me 3 mandate, PS humb një de...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021



Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >
