Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin

Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të

Mbyllet procedura e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë si pjesë e rrugës Orikum-Himarë. Sot ministria e Infrastrukturës ka hapur ofertat e ofertat e kompanive që kërkojnë të ndërtojnë Tunelin e Llogorasë, pas disa shtyrjeve si rrjedhojë e ankesave të operatorëve konkurrues mbi kriteret e garës.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se është Gjoka Construction kompania që ka dhënë vlerën më të ulët financiare mes 6 kompanive në garë. Kompania me eksperiencë në fushën e ndërtimeve dhe që po ndërton me sukses edhe rrugën e Arbrit, ka dhënë një ofertë që është 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës.

Ndërkohë ka pasur edhe një ofertë me 19 miliardë lekë, pra në kufij të fondit limit (shoqëria Limak nga Turqia).

Gara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë u shpall më 19 qershor të 2020-ës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kompania austriake IC Consulting do të shpallej fituese për projektimin e tunelit.

Projekt ideja e tunelit u paraqit pak kohë më parë nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku. Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe i cili nis nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës. Kjo vepër do të financohet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë euro.

Çmimi i ulët i dhënë nga kompania shqiptare Gjoka konstruksion e favorizon këtë kompani. Pak ditë më parë kjo kompani përfundoi edhe lidhja e Urës së Vashës, një projekt shumë sfidues, ndërsa po vijon me shpejtësi ndërtimi i rrugës së Arbrit. Tunelet kanë përfunduar dhe në disa pjesë të rrugës janë duke u asfaltuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore