Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tri gra rivale për vendin e Arben Malajt, Kuvendi fut në sitë emrat për në Bankën e Shqipërisë

Tri gra rivale për vendin e Arben Malajt, Kuvendi fut në sitë

Violeta Staka, Brunilda Isaj dhe Fatmira Kola janë tre kandidatet që janë paraqitur në Kuvend nga qeveria për t’u zëvendësuar Arben Malaj, e shkarkuar me votat e mazhorancës socialiste si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri.

Tre kandidatet kanë paraqitur vizonin e tyre nëse do të zgjidheshin në postin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës.

Arben Malaj u shkarkua nga Parlamenti, duke e akuzuar për qëndrimet që ai kishte mbajtur, që sipas deputetëve socialistë të Kuvendit dhe qeverisë bie ndesh me politikat e këtij institucioni.

Malaj në fakt ishte një kundërshtar i hapur i politikave ekonomike të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Kjo bëri që deputetët të ndërmarrin një nismë për shkarkimin në Kuvend, por kjo procedurë u hodh poshtë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili kërkoi që procedura të vinte nga Qeveria, pra nga kryeministri Edi Rama, pasi kështu e parashikonte ligji.

Pas kësaj seanca dëgjimore të zhvilluar në komisionin parlamentar të Ekonomisë mësohet se rregullorja dhe ligji parashikon që 28 deputetët të firmosin për një nga kandidaturat dhe më pas të kalohet për votim në seancë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore