Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Top Story / Fiskalizimi, ja 7 hapat që i shtohen biznesit

Top Story / Fiskalizimi, ja 7 hapat që i shtohen biznesit

Biznesi me sistemin e ri do të ballafaqohet me : rritje të kostos së administrimit , ndërlikim të bazës ligjore proceduriale dhe rritje të shpenzimeve të kompletimit të infrastrukturës së re.

Janë 7 hapa kryesore që i shtohen një biznesi nga fiskalizimi, të cilat konvertohen në kosto administrative që i shtohen kostos financiare.
• Regjistrimi i Tatimpaguesve si lëshues të Faturave
• Regjistrimi i vendit të ushtrimit të veprimtarisë
• Regjistrimi i pajisjeve elektronike të faturimit
• Regjistrimi i Operatorëve
• Pajisjet fiskale dhe zgjidhja softuerike për zbatimin e procedurës së fiskalizimit
• Certifikata elektronike
• Zbatimi i procedurës së fiskalizimit të faturës

“Defekti që do të ketë procesi vetë. Flasim për SHqipërinë që edhe energjia elektrike ka ndërprerjet . Se Shqipëria nuk është Tiranë, Blloku, bulevardi, por është Tropoja, Vermoshi, është edhe Xara në Sarandë. Unë nuk e imagjinoj dot se si një biznesmen nga Zavalina e Elbasanit, apo nga Shën Gjergji i Tiranës sa herë të ketë ndërprerje të internetit përveçse të furnizohet, duhet të vijë me një memorie të lëvizshme, është fjalë e bukur, pra duhet të vijë me një usb sa herë ndodh ndërprerja e internetit, të vijë në qytet të presë në radhë, të doërzojë këtë usb dhe ta fiskalizojë. Këtu përdoret fjala fiskalizim dhe prapë do të shkojë në ambientin e tij të punës, nuk e di kush do ta zëvendësojë atje dhe pas një farë kohe për të njëjtin problem mund të vijë prapë.” u shpreh Artur Papajani, Ekspert tatimesh

“Ky sistem do të haset me shumë probleme, qoftë me pjesën e mbulimit me shërbimin e internetit, sidomos në zonat e thella ku vazhdojnë punojnë me kasa jo funksionale, kasa e vjetër thjesht ekziston, por nuk lidhet me sistemin e tatimeve, aq më keq bujqit, apo sektorë të tjerë që nuk e kanë të kontrolluar zinxhirin e tyre të prodhimit ose të shitjes. Pra ky sistem nuk do të jetë funskional për të gjithë sektorët. Dhe sektori tjetër është imobiliaret që do të jetë e pamundur të kontrollohet. Pra sistemi që këtu nis të ketë problemet e para” u shpreh Vjoldi Danaj, Ekspert Ekonomie

Në fakt vetë bizneset janë të paqarta se si do të funksionojë sistemi dhe se sa do të paguajnë konkretisht për implementimin e tij.

“Fillojnë nga 1 mijë euro e lart. Data është deri në fund të qershorit, sistemi nuk ka nisur të funksionojë masivisht, por kompanitë janë ende të paqarta se si do të funksionojë. Ndoshta edhe ngaqë kompanitë ishin të fokusuara në mbylljen e bilanceve deri në 31 mars, tani do të nisim të shohim për të kryer edhe këtë lloj detyrimi, por deri tani është i paqartë procesi dhe nuk e di nëse fundi i qershorit do të jetë dedlaini për ta filluar apo ndoshta do të ketë përsëri një shtyrje. Nuk e dimë se sa do të jetë e përballueshme kostoja për bizneset pranë të mesmeve dhe sa do të jenë të gatshëm ata për të investuar. Nuk është thjesht kostoja e blerjes së softuerit, ka edhe një kosto të personelit, do të ketë një personel shtesë për të menaxhuar këtë formë të re të menaxhimit. Duhet ët ketë jë formë për ta kompensuar, Nuk mund të ngarkosh gjithmonë bzinesin me kosto.”u shpreh Alban Zusi, Qëndra Shqiptare e Eksporteve

Kurse administrata tatimore është e vendosur në implementimin e sistemit i cili po bëhet me fasha dhe të gjithë bizneset do të përfshihen në sistem më 1 shtator 2021.

“Nga të dhënat e marsit 45 % e punonjësve nuk deklarojnë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore dhe këtë qeveria e justifikon me evazionin, por faktikisht ato nuk deklrohen se janë mbyllur mijëra biznese dhe punonjësit kanë dalë të papunë. Qeveria duhet ta financonte biznesin”u shpreh Shpëtim Agolli, Shoqata e biznesit të vogël

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore