Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tesla rikthen transaksionet me BitCoin, por me kushte. Kriptovaluta rritet me 10 përqind brenda ditës

Tesla rikthen transaksionet me BitCoin, por me kushte. Kriptovaluta rritet me 10

Një Twit i Elon Musk ka rritur me 9.8 përqind BitCoin, duke e çuar në 39 mijë dollarë për njësi, ose 3.4 mijë dollarë më shumë.

Kriptovaluta më e madhe e botës është rritur me 41 për qind nga pika më e ulët që ceku më 4 janar, kur ishte 27.7 mijë dollarë.

Kriptovaluta tjetër, Ether u rrit gjithashtu me 7 përqind të dielën.

Elon Musk shkroi në Twitter ditën e diel se Tesla do të rifillojë transaksionet me BitCoin, në rastet që verifikohen se prodhuesit e kriptovalutës e bëjnë këtë përmes burimeve të pastra të energjisë.

Musk është promovuesi kryesor i kriptovalutave, por është vënë në qendër të kritikave pas pezullimit të blerjeve me Bitcoin për shkak të shqetësimeve se prodhuesit e tij po përdornin shumë energji.

“Kur ka verifikim se rreth 50 për qind e energjisë që shfrytëzojnë prodhuesit është e pastër, Tesla do të lejojë transaksionet me Bitcoin”, tha ai përmes Twitter-it.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore