Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Telekom Albania paraqitet zyrtarisht si One Telecommunications

Telekom Albania paraqitet zyrtarisht si One Telecommunications

Telekom Albania tashmëështë ONE Telecommunications, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rëndësishëm u bëdje i ditur nga aksionerët e kompanisë, dhe përparësitë janë menjëherë të dukshme.

Telekom Albania paraqitet zyrtarisht si One Telecommunications

Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Telecommunications, u shpreh se tani lidhja e tij me ekonominë shqiptare forcohet më tej. “Është nder për mua si investitor të jap kontribut për vendin tim. ONE Telecommunications do të bëhet kompania e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.

Telekom Albania paraqitet zyrtarisht si One Telecommunications

Brandi i ri sjell vlera të reja, të cilat janë të qarta dhe të zbatueshme. Integriteti dhe transparenca do të karakterizojnë kompaninë në marrëdhëniet me të gjitha palët, profesionalizmi në punën e përditshme, produkte dhe shërbime të krijuara bazuar tek nevojat e klientëve, bashkëpunimi në rrugën drejt suksesit, të gjitha këto janë themeli i duhur që ONE dhe punonjësit të bëhen operatori i preferuar dhe vendi i punës më i mirë në vend.

Telekom Albania paraqitet zyrtarisht si One Telecommunications

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë që ishte prezente në event u shreh se: “Çdo hap i suksesshëm i kompanisë suaj, e cila ndër vite ka treguar që di të ketë sukses, për vendin tonë do të jetë një benefit akoma më i madh.” Gjithashtu, ajo theksoi edhe rëndësinë e komunikimit dhe ky vite konfirmoi edhe një herë: “Ky është viti më i vështirë që gjithkush është përballur ndonjëherë. Ky vit tregoi se komunikimi përmesinternetit ishte gjëja më e rëndësishme dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj në këtë drejtim sepse interneti do të jetë e ardhmja.”

Telekom Albania paraqitet zyrtarisht si One Telecommunications

Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i ONE Telecommunications, theksoi një investim prej 92 milionë eurosh në infrastrukturën e rrjetit dhe të teknologjisë së informacionit, në mënyrë që klientët e kompanisë të arrijnë shpejtësi deri në 1 Gbps dhe të kenë mbulim në mjediset e brendshme deri shtatë herë më të mirë se sot. Z.Georgakiev shtoi se, “ONE vjen me qasje të re në treg dhe mënyrë të re të vepruari. Përparësia kryesore për ne është kënaqësia e klientit. Kemi besim se, duke i bërë gjërat çdo ditëmë mirë për abonentët tanë, do të shndërrohemi në operatorin numër një në Shqipëri”.

Rrjeti i ONE Telecommunications po modernizohet me teknologjinë më të re nga Ericsson, për të mundësuar komunikim sa më të sigurt. Standardet e larta të sigurisë i kanë dhënë tashmë statusin e “Kompanisë së Pastër”, në kuadër të nismës “Rrjeti i pastër” të Departamentit Amerikan të Shtetit. ONE Telecommunications është operatori i parë në vend dhe në rajon që meriton këtë vlerësim.

Pikërisht në ditën kur ONE Telecommunications prezantohet zyrtarisht, ekspertët teknikë të kompanisë konfirmojnë se kanë kapur 1,2 Gbps në një test të shpejtësisë së shkarkimit. Gjatë mëngjesit, teknikët kryen test shpejtësie me një celular Samsung Galaxy Note 9 në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë. Ky rezultat i shënuar për herë të parë në Shqipëri me teknologjinë 4G+, arrihet nëpërmjet ndërthurjes së tre bandave të frekuencave, komunikimit midis antenës dhe celularit në katër kanale njëkohësisht, si dhe modulimit të sinjalit në tipin 256 QAM. E njëjta përvojë do t’u ofrohet shumë shpejt abonentëve në mbarë vendin.

Të rinjtë dhe profesionistët mund të zgjedhin mes planeve me parapagim Unlimited, që kanë teknologji 4G+, si edhe kohë bisede pa limit në disa prej kategorive. Klientët me kontratë mund të bëhen pjesë e planeve tarifore ONE dhe të gëzojnë përfitimet më të shumta në treg, ku përfshihet internet pa limit! Për herë të parë në treg, klientët mund të zgjedhin një celular në dyqanet ONE dhe ta paguajnë muaj pas muaji, bashkë me planin tarifor. Një gamë e gjerë modelesh tani shoqërohet me çmime më të lira.

 

Në dyqanet ONE, publikun e pret një ekip i buzëqeshur, që përshtat zgjidhje komunikimi për secilin klient. Dyqanet e rimodeluar i shërbejnë më mirë klientit dhe shërbejnë si pikë referimi për gjithçka lidhet me komunikimin. Siç e thotë edhe slogani i kompanisë, ONE Telecommunications premton të bëhet “Çdo ditë më mirë” për të gjithë shqiptarët.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore