Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“Të martën protestë”, fermerët nuk e pranojnë raportin e Ministrisë: Fajin e kanë farërat

“Të martën protestë”, fermerët nuk e

Fermerët e më tepër se dhjetë fshatrave të Beratit dhe Roskovecit do të dalin në protestë ditën e martë. Dështimi i prodhimit të domates ka prekur mijëra hektarë sera të këtyre zonave. Ky është një reagim i tyre kundër raportit të përpiluar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Raporti i përpiluar nga Ministria e Bujqësisë dhe qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore nuk i ka bindur fermerët, të cilët hedhin poshtë konstatimet e zyrtarëve të lartë.

Në raportin e tyre theksohet se shkak për dështimin ishin kushtet atmosferike si dhe ndërhyrja e vonuar e fermerit me trajtime kimike. Raporti rrëzon pretendimin e fermerëve se farërat janë jashtë standardit, duke u shprehur se fuqia mbirëse e tyre ishte në masën 99%.  

Por sipas banorëve ndikimi i temperaturës nuk është arsye për këtë mungesë prodhimi, por shprehen të bindur se farërat kanë qenë jashtë standardeve.

Dëmi financiar i shkaktuar sipas fermerëve është mjaft i lartë, ndaj pas duan kompensimin e parave të harxhuara të këtij sezoni.

Fillimisht protestat do të mbahen pranë serave të tyre. Në rast mos reagimi nga Ministria e Bujqësisë, fermerët thonë se do të përshkallzojnë revoltën e tyre drejt Tiranës. 

Fermerët e fshatrave Kutallis, Drenovic, Rërëz, Goriçan, Pobrat, Velmish, Strum dhe Suk shprehen se ata po diskriminohen.

Janë mbi 500 fermerë që kanë mbjellë farën e domates të quajtur “ozgan”, të shpërndarë nga ministria, por sipas tyre, kjo farë prodhon shumë pak në krahasim me të tjerat. Ata shprehen se janë të falimentuar, ndërsa kërkojnë që të dëmshpërblehen nga shteti për humbjet e tyre.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore