Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tampon 24 orë në ditë/ Intermedica u ofron pacientëve standardet më të larta

Tampon 24 orë në ditë/ Intermedica u ofron pacientëve

Që në muajin mars të këtij viti, Shqipëria është duke u përballur me një situatë të pazakonshme. Kjo për shkak të përhapjes së pandemisë së Covid-19. Tashmë njerëzit po përshtaten me një normalitet të ri jetese, ku duhet të mbahet maska në vende të mbyllura dhe ato të hapura, ku duhet të mbahet distancimi social.

Por problem është fakti se dita-ditës po rriten shifrat e të infektuarve nga koronavirusi si dhe po humbin jetën shumë njerëz. E teksa këto numra po rriten ndjeshëm, Ministria e Shëndetësisë vendosi që të licensonte laboratorët privatë që të kryenin testimet serologjike për Covid-19. Ky vendim u mor në muajin korrik.

Ndërkohë që nga muaji gusht laboratori Intermedica mori nga Ministria e Shëndetësisë edhe autorizimin e njohjes si laborator jopublik për kryerjen e testimit molekular me RT-PCR (tamponi) për SARS - CoV-2

“Laboratori Intermedica mori nga Ministria e Shëndetësisë autorizimin e njohjes si laborator jopublik për kryerjen e testimit molekular me RT-PCR (tamponi) për SARS - CoV-2”, njoftonte më 10 gusht laboratori Intermedica.

Me këtë njohje, Intermedica kompleton gamën e testimeve për koronavirusin SARS-CoV-2 si me tamponin, i cili analizon prezencën aktuale të virusit, si dhe me serologjinë (antitrupat IgG) për të analizuar përgjigjen imune të organizmit, nëse është prekur ose jo nga virusi.

Tampon 24 orë në ditë/ Intermedica u ofron pacientëve

Ky laborator u ofron pacientëve të tij standardet më të larta, pasi kitet që do të përdoren për këtë testim janë të kompanisë Gjermane Euroimmun, të cilat kanë certifikatën Europiane CE dhe certifikatën amerikane FDA.

Laboratori Intermedica ka bërë të ditur se analizimi serologjik kryhet pranë çdo filiali të laboratorit, kurse testi RT-PCR (tamponi) do të kryhet në laboratorin Qendror pranë Hipotekës, Rruga Jordan Misja, në ambientet e përgatitura enkas për këtë testim, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Tamponi apo dhe testi serologjik i realizuar në laboratorin Intermedica është i sigurt falë njohurive mjekësore që ka stafi dhe metodave laboratorike që ndiqen në Intermedica.

Laboratori Intermedica nuk ka për qellim vetëm diagnostikimin por edhe kurimin dhe ndërgjegjësimin e pacientit. Për këtë arsye ky laborator ka krijuar planin e monitorimit.

“Çmimi i testit RT-PCR (Tamponi) është 12.000 Lekë. Përgjigja del brenda 24 orëve. Ju mirëpresim nga e hëna në të premte në orarin 07:00 -20:30 dhe të shtunën 07:00-17:00”, njofton Intermedica.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore