Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Talebanët “dëbuan” SHBA, por mbajnë peng dollarin

Talebanët “dëbuan” SHBA, por mbajnë peng dollarin

Banka Qendrore e Afganistanit ka urdhëruar të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet e tjera financiare, që të paguajnë remitancat, pra dërgesat e parave të emigrantëve vetëm në monedhën vendase. Lëvizja e fundit, thonë ekspertët, është një përpjekje për të ruajtur sasinë e pakët të monedhës së huaj, kryesisht dollarë që ka në rezerva kjo bankë.

Remitancat janë një burim i rëndësishëm i financimit të jashtëm për Afganistanin, por sasia e dollarit në treg është reduktuar për shkak të kaosit dhe panikut që shkaktoi tranzicioni i pushteti te talebanët.

Remitancat e dërguara para direktivës dhe të zgjedhura nga dërguesi për pagesën në dollarë mund të vazhdojnë të paguhen në dollarë. Kompanitë e ofrimit të shërbimit të transfertave të parave i rinisën shërbimet javën e kaluar, pas pezullimit që prej mesit të muajit gusht.

Nën udhëheqjen e guvernatorit të Bankës Qendrore, Haji Mohammad Idris, një besnik i talebanëve i cili nuk ka trajnim financiar formal, banka qendrore ka lëvizur për të kufizuar daljen e dollarit nga tregu, në një kohë kur ndihma financiare është pezulluar dhe tërheqjet në banka janë shtuar.

Kontrollet e mëtejshme pritet të shpejtojnë zhvlerësimin e afganit, monedha vendase, kundrejt dollarit, duke përkeqësuar inflacionin në një vend ku më shumë se një e treta e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

Dollari është rritur ndjeshëm pas 15 gushtit, duke u këmbyer me rreth 100 afgani, që tregtohej rreth 80 dollarë para rënies së Kabulit më 15 gusht.

Bankat u urdhëruan javën e kaluar që të kufizojnë tërheqjet nga klientët e korporatave vetëm në monedhën vendase, ku 20 për qind e kostove operative javore të paguhet nga vetë klienti. Ana pozitive e urdhrit është se ai pritet që të minimizojë rrezikun e falimentimit të bankave, pasi ato sot kanë rreth 80 për qind të depozitave në dollarë amerikanë.

Që nga rihapja në gjysmën e dytë të gushtit, bankat kanë funksionuar me shërbime të kufizuara, përfshirë kufizimin e tërheqjes jo më shumë se 200 dollarë në javë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore