Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Takimi sekret  i Ramës në Budapest/ Apo rikthehen bastet sportive e kazinotë në Shqipëri?

Takimi sekret  i Ramës në Budapest/ Apo rikthehen bastet

Prej disa vitesh lojërat e fatit dhe bastet sportive nuk lejohen në vendin tonë me përjashtim të kazinove të licensuara, rezultat i një nga nismave më të bujshme dhe të përfolura të maxhorancës aktuale.

Por pavarësisht nga kjo kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Budapest ka zhvilluar një takim informal me Miklós Kóbor, Drejtorin e “Granpool Innovative Investments” me të cilin diskutoi mbi rregulloren e lojrave të fatit.

Ky takim u mbajt i fshehtë nga zyrat e kryeministrisë pasi ishte tejet privat, në një kohë kur në Shqipëri janë arrestuar dhjetëra qytetarë për ushtrimin e këtij aktiviteti që pas mbylljen konsiderohen të të paligjshme ndërsa qindra biznese janë gjobitur.

Edhe pas më shumë se dy viteshi kur lojrat e fatit dhe pikat e basteve sportive të shoëndara në çdo cep e lagje janë mbyllur, kontrollet periodike vazhdojnë nga autoritetet dhe herë pas here janë konstatuar raste që vijojnë të ushtrojnë aktiviten në mënyrë ilegale.

Ende nuk dihet nëse kjo është një iniciativë e kryeministrit Rama për të rikthyer lojrat e fatit edhe formalisht pasi të gjithë shqiptarët e dinë se ato nuk kanë ndalur kurrë, ku kafe llotot vijojnë aktivitetin e tyre në fshehtësi./ Top News

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore