Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tabaku: 276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!

Tabaku: 276 mln euro të tjera borxh i fshehur për

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar qeverinë, duke e akuzuar se ka fshehur borxhet ndaj shqiptarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se "Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021. Për rrjedhojë janë 276 mln euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit".

Demokratja i referohet një artikut në media të dalë së fundmi në lidhje përdorimin e fondeve të rindërtimit.

"Rritja e kostove me 276 mln euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pa studiuara dhe miratuara më parë për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale. Për rrjedhojë qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale", shprehet ajo.

Sipas Tabakut, "kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim!".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore