Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tabaku: Qeveria Rama, 620 miionë euro në kurriz të shqiptarëve

Tabaku: Qeveria Rama, 620 miionë euro në kurriz të

"620 mln euro kosto në kurriz të shqiptarëve”, deklaroi sot ish- deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ndërsa theksoi se qeveria në 7 vite rriti borxhin dhe detyrimet e prapambetura.

Në një status në rrjetet sociale Tabaku shprehet se socialistët erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë  “Detyrimet e prapambetura” dhe i çuan në 620 mln euro.

“Morën kredi dhe rritën borxhin publik. Burgosën qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve”, tha Tabaku.

Ish-deputetja demokrate thekson se rritën borxhin e fshehur pa bërë asnjë km rrugë, pa ndërtuar një shkollë te re, dhanë çdo gjë me koncesion e PPP.

“Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon. Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë çdo gjë për t’u shëruar nga koronavirus ndërsa shteti është i sëmurë nga pangopësia dhe korrupsioni”, u shpreh Tabaku.

“Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera”, përfundoi ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore