Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tabaku komenton FMN-në: Qeveria po dështon, qytetarët po varfërohen, klimë armiqësore ndaj biznesit

Tabaku komenton FMN-në: Qeveria po dështon, qytetarët po

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar raportin e FMN-së për ekonominë e vendit.

Sipas saj, FMN ka certifikuar se qeveria “po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmenaxhimit të taksave”, ndërkohë që investimet janë joeficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre, as në terma rritjeje ekonomike dhe as në rritje të punësimit.

Sipas Tabakut, në veçanti, më e rëndë situata paraqitet “me shqiptarët që do të paguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!”.

Sipas nënkryetares së PD-së, raporti evidentoi edhe mungesën e transparencës me kontratat“, që po krijojmë një klimë armiqësore me biznesin”.

Postimi i plote

Simptomat e një ekonomie në krizë, sipas FMN

Qeveria po dështon në manaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave.
Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.

Me pak fjalë #investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë.

Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë.
Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Më e rënde situata me shqiptarët që do të oaguajnë më shumë për të blerë më pak ushqime. 51% e të ardhurave të familjeve tona shkon për ushqim dhe energji elektrike, do na shkojë edhe më shtrenjtë!

Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP.

Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve.
Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh.

Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale.
Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhruave të shqiptarëve që do të bjerren nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve.
Shqipëria e Ramës është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesionarëve dhe oligarkëve. Kjo nuk është qeveria e qytetarëve por e oligarkëve që abuzojnë në kurrizin dhe nga djersa e qytetarëve.
#FMN #IMF #Ekonomia #shqiperia #tirana #PD #opozita #fiskale #taksat #PPP #korrupsioni #inflacioni #cmimet #transparenca #pandemia #termeti #PBB #parlamenti #shpenzimet #ardhurat

 


169Rezar Vaqari, Skerdjan Dhuli and 167 others
9 comments
12 shares

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore