Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Spahiu jep alarmin: 560 milionë euro borxhe nga qeveria, financat publike drejt falimentit

Spahiu jep alarmin: 560 milionë euro borxhe nga qeveria, financat publike

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se shuma e lartë e borxheve të papaguara nga qeveria Rama do të shkaktojë falimentimin e financave publike në Shqipëri.

“560 milion euro pritet të shkojë fatura e borxheve të prapambetura të qeverisë. Ndërkohë që KM-ja i kërkonte bankave të nivelit të dytë shtyrjen e kredive për individë e biznese, vetë i ra me top duke paguar detyrimet ndaj PPP-ve. Nuk bëri as përpjekjen më të vogël të ulej dhe të rishikonte, në kushtet e krijuara prej pandemisë, pagesën e tyre. Edhe pse rritjen më të madhe e ka këtë vit, me rreth 64 për qind, duke arritur faturat e pa paguara në 70 miliardë lekë, qeveria jonë, mjeshtre e propagandës dhe e vjedhjes, vinte nga viti 2019 me detyrime të prapambetura prej 42 miliard lekësh”, shkruan Spahiu.

Më tej ai thekson se qeveria vetëm ka rritur taksa gjatë këtyre tetë viteve, por nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për rritje pagash.

“Kampione e taksave te larta, qeveri që prej 8 vitesh nuk rrit paga madje ato sot janë më te ulëta nëse indeksohen, asnjë investim direkt i fondeve publike në sektorë rentabël, veç shpërdorime fasadë e tendera vjedhjesh masive. Këto janë "sukseset" e një prej qeverive më të paafta e më abuzuese të financave publike”, thekson Spahiu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore