Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Sondazhi i Dhomës së Biznesit Gjerman: Jo një mbyllje të dytë, duam lehtësira për garancinë sovrane

Sondazhi i Dhomës së Biznesit Gjerman: Jo një mbyllje të

Një klimë e trazuar ekonomike ndikuar nga pandemia e Covid-19 gjatë vitit të shkuar dhe pritshmëri të stepura për vitin e ardhshëm tatimor. Ky është rezultati i një anketimi të sipërmarrjeve anëtare të DIHA-s, biznesit gjerman, që kjo e fundit prezantoi sot gjatë një aktiviteti virtual.

Në praninë e Presidentes së DIHA-s, Stephanie Sieg, ministres së Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, Ministrit të Shtetit, Eduard Shalsi si dhe organizatave anëtare të DIHA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare Ambasadori Peter Zingraf theksoi, që Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë. Por ai solli në vëmendje faktin, që përgjegjëse për këto pritshmëri të mbytura nuk është vetëm pandemia.

“Edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri. Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë”, tha Zingraf.

Ambasadori gjerman shtoi se “Dhe unë jam dakord: Megjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara”.

“Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca. Vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për demokracinë, ekonominë dhe integrimin evropian. Në këtë rrugë Shqipëria mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e Gjermanisë”, tha Zingraf.

Sondazhi me rezultatet e prezantuara në këtë panel përfshinin anketimin e 42 anëtarëve të Dhomës së Biznesit gjerman dhe në të shprehej shqetësimi se nëse kjo situatë zgjatej mund të shikohej edhe mudnësia e mbylljes së investimit në Shqipëri. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë kundër një mbylljeje të dytë të plotë. Gjithashtu duan reduktim të pagesave të prapambetura me qëllim për të mbajtur hapur vendet e punës dhe më tepër lehtësira sa i përket aplikimit të kredisë së pjesë e garancisë sovrane.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore