Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Socialistët nuk janë më socialë/ Buka u shtrenjtua abuzivisht, kompanive iu gjetën shkelje. Gjoba 5 milionë USD u bllokua

Socialistët nuk janë më socialë/ Buka u shtrenjtua

Rritja e çmimit të bukës me 20 Lekë, sipas hetimit të Autoriteti të Konkurrencës është bërë nga 5 importuesit e mëdhenj të miellit.

Tre nga anëtarët që votuan për të falur gjobat janë zgjedhur në Kuvend nga ana e Partisë Socialiste.

Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës propozoi që 5 ndërmarrjet të gjobiteshin me 5 mln dollarë, por një gjë e tillë nuk ndodh pasi 3 për anëtarët të Komisionit të Konkurrencës thanë se nuk ka prova të mjaftueshme që rritja e çmimit të bukës të jetë bërë nga importuesit.

Indrit Reka: Në përfundim të hetimit që ka rastis edhe me lëvizjen e çmimeve të miellit. Sekretariati në vijim të këtë një vjeçari që është bërë grumbullimi i analizave, provave në zbatim të vendimit 700 i ka propozuar Komisionit të Konkurrencës në raportin e monitorimit marrjen e masave sanksionimeve me gjobvë. Tre anëtar kanë votuar kundër sanksionimit të marrjes më gjobë, ndërsa kryetarja dhe një anëtar tjetër kanë vendos pro marrjes së gjobës. Kjo mbështetur në të gjithë analizën dhe provat të marra nga sekretariati. Janë prova të marra nga institucionet publike, gjatë inspektimeve nga vetë nga vetë ndërmarrjet.

Janë familjet e varfra ato që e ndjenë më shumë rritjen e çmimit të bukës. Çmimi i bukës nuk është rritur për shkak të ndryshimi të çmimit të miellit në bursë. Importuesit e miellit për të rritur fitimin e tyre, vendosën ta shesin miellin më shtrenjtë.

Indrit Reka: Po, patjetër që janë gjetur shkelje. Këto madje janë shkelje të renda sipas ligjit Nr.9121, 2003. Shkeljet janë në kontekstin e një vendimi që nuk është ankimuar nga palët të vendimit 700 dhe këto lidhen me konteksin e mënyrës së sjelles së koordinuar nga ndërmarrjet. Ku kjo është e ndaluar me ligj që ndërmarrjet të veprojnë në mënyrë të koordinuar ndërmjet tyre dhe në rastin konkret për rritjen e çmimit. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore