Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Skema/ Të vetëpunësuarve në bujqësi iu hiqet subvencioni i shtetit, rritet pagesa e kontributeve shoqërore

Skema/ Të vetëpunësuarve në bujqësi iu hiqet

Qeveria ka miratuar pagën e re minimale mbi të cilët të vetëpunësuarit  do të paguajnë kontributet shoqërore. Sipas vendimit të marrë këto ditë është vendosur që të vetëpunësuarit në bujqësi të derdhin kontribut për sigurimet shoqërore në masën 23 % të një page mujore, jo më të vogël se 15060 lekë dhe jo më shumë se paga maksimale…..”.

Në dokumentin e hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, që disponon Gazeta "Shqip", thuhet se masa e kontributit rezulton të jetë 41 565 lekë me një rritje prej 8.2 %.

Veç kësaj niveli i pagës në masën 15, 060 është një detyrim pasi; paga referuese e punonjësve të bujqësisë të ish-kooperativave, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2015,  rezulton të jetë 15060 lekë.

Për vitet në vazhdim paga për efekte të pagimit të kontributeve shoqërore nga fermerët, do të indeksohet sipas koeficientit të indeksimit të pagës minimale në shkallë vendi, te përcaktuar me VKM.

"Në dokumentin e politikave të pensioneve, bazuar në të cilin është ndërtuar dhe institucionalizuar reforma e pensioneve, me orientim të Bankës Botërore e cila ka asistuar reformën, është orientuar barazimi i kontributeve të personave të vetëpunësuar në bujqësi me qytetin, dhe për pasojë eliminimi i subvencioneve kontributeve,  në harkun e 4 viteve. Tashmë kjo periudhë ka përfunduar dhe natyrisht del nevoja për një vendimmarrje.

Në këtë projekt vendim është propozuar që Këshilli i Ministrave të miratojë një pagë minimale për efekt të pagesës së kontributit nga personat e vetëpunësuar në bujqësi, e cila do të jetë më e ulët se paga minimale në shkallë vendi, por me të drejtën që çdo fermer mund të zgjedhë të paguajë kontribut nga niveli i kësaj page dhe deri në pagën maksimale kontributeve, me qëllim që të marrë një pension me të lartë", thuhet në relacionin përcjellë në qeveri.

Gjithashtu në këtë vendim ndër të tjera propozohet që kontributi i sigurimeve shoqërore për fermerët të jetë i barabarte si për zonat fushore.

Në këtë vendim parashikohet që si edhe ne disa raste te tjera te lejohet derdhja e kontributeve të vitit në vazhdim pavarësisht se nuk janë derdhur kontributet e viteve te mepareshme. Nderkohe vitet e pa mbuluara me kontribut, nuk njihen periudha sigurimi. Propozimi shihet nga ana e qeverisë si i nevojshëm pasi kërkesa për derdhjen e kontributeve nga viti 2016, viti i fundit kur është lejuar derdhja pa mbuluar vitet më parë, është bërë pengesë për rritjen e pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve, pasi në mënyrë të menjëhershme kërkohet të mbulohen disa vite.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore