Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

“Skema e pensioneve rrezikon buxhetin”/ Banka e Shqipërisë sugjeron rritjen e nivelit të kontributeve

“Skema e pensioneve rrezikon buxhetin”/ Banka e Shqipërisë

Thellimi i deficitit të skemës së pensioneve po vë në vështirësi buxhetin e shtetit, që po rrit gjithnjë e më shumë financimet për këtë zë teksa numri i kontribuuesve vazhdon të ulet.

Është ky shqetësimi që ngriti sot Banka e Shqipërisë në opinionin e saj për projktbuxhetin 2022, ku bëri apel për rishikim të vazhdueshëm të skemës, ku sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit numri mesatar i kontribuuesve për sigurimet shoqërore rezultoi në 642.4 mijë në vitin 2020, duke u ulur me mbi 17.7 mijë në raport me 2019-ën.

Ndër të tjera, KLSH raporton se edhe fondi rezervë nuk është menaxhuar me eficiencë nga Instituti i Sigurimeve shoqërore.

“Skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijojnë të përbëjnë një barrë të ndjeshme për financat e shtetit. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh dhe trendet e pafavorshme demografike, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit.” Gent Sejko BSH

“Niveli i kontributeve, po deshe me i rrit rritet kosto e punës. Skemi formulë tjetër. Atëherë ka ardhur dita që për shqiptarët pensionet të rrinë gjithmonë kështu sicc janë. Në momentin që do rriteshin pagat do rriteshi dhe këto.
Ndër të tjera, Banka Qendrore i kërkoi qeverisë vendosjen e vlerave tavan afatgjatë për kontratat koncesionare si dhe forcim të kontrollit ndaj tyre.

“Banka e Shqipërisë sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike. integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve. ” Gent Sejko, Guvernator BSH

Teksa e ka cilësuar realist projektbuxhetin 2022, guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko përsëriti thirrjen për shpërndarje më të mirë kohore të shpenzimeve buxhetore, e jo duke I përqendruar ato vetëm në tremujorin e katërt, siç Financat bëjnë zakonisht përmes akteve normative. /Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore