Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Siguria ushqimore gjatë festave/ Krifca: AKVMB dhe AKU kontroll në të gjithë territorin, rregulli i ri po zbatohet

Siguria ushqimore gjatë festave/ Krifca: AKVMB dhe AKU kontroll në

Në shërbim të sigurisë së konsumatorit, në këtë prag festash, ku konsumi i mishit rritet ndjeshëm, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet institucioneve të saj, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), ka intensifikuar inspektimet në thertore të ndryshme të vendit, inspektime të cilat po kryhen në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar produkte të sigurta për secilin konsumator.

“Rregullimet në kontrollet veterinare, kanë mundësuar që prej datës 15 tetor, që thertoret e liçensuara dhe tregjet e kafshëve të liçensuara, të kenë në praninë e tyre një veteriner zyrtar i cili siguron që gjithë procesi të kryhet sipas standardeve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, u shpreh Krifca në fjalën e saj, gjatë inspektimit në thertore, në Mengel të Elbasanit.

Gjithashtu, ministrja Krifca tha se ka një rritje të numrit të therjeve të formalizuara gati trefish që prej datës 15 tetor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, i bëri ftesë të gjithë konsumatorëve në këtë fundvit që t’i drejtohen pikave të tregtimit të cilat respektojnë standardet ushqimore. Ministrja siguroi se AKU dhe AKVMB janë në terren për të siguruar që konsumatorët shqiptarë do të gjejnë produkte të sigurta nga ferma në tavolinë.

Siguria ushqimore gjatë festave/ Krifca: AKVMB dhe AKU kontroll në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore